LAJMI I FUNDIT:

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga Komuna e Prishtinës
Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, ditën e sotme (e enjte) është nderuar me çmimin “Çelësi i Qytetit” nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ky çmim i është ndarë në Ditën e Çlirimit të Prishtinës për kontributin që artisti ka dhënë për më shumë se 50 vite karrierë.


Me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do mbahen edhe disa aktivitete e homazhe te shtatoret e heronjëve.

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sipas imazheve që ua sjell Telegrafi, Fejzullahu është i shoqëruar nga nipi i tij, djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Në mbi gjysmë shekulli karrierë, legjenda e muzikës shqipe numëron hite e projekte të shumta.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe pse ka kaluar të shtatëdhjetat, Sabriu po vazhdon akoma të jetë shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore.

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Lutje Prishtinës”, “Pranvera në Prishtinë”, “Eja në Prishtinë”, “Goditje në zemër”, “Fshatarja ime”, “Plot rini plot dashuri”, “Nuk harrohet”, “Atje është Kosova”, janë vetëm disa nga projektet e njohura të 72-vjeçarit. /Telegrafi/

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sabri Fejzullahu nderohet me çmimin “Çelësi i Qytetit” (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)