LAJMI I FUNDIT:

Sabotuesit dëmtojnë dy aeroplanë dhe një helikopter pranë Moskës

Sabotuesit dëmtojnë dy aeroplanë dhe një helikopter pranë Moskës

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka njoftuar se dy aeroplanë rusë dhe një helikopterë u dëmtuan në aeroportin Chkalovksy në rajonin e Moskës gjatë 18 shtatorit.

Nga inteligjenca ukrainase kanë bërë të ditur se në këtë aeroport gjenden disa prej aeroplanëve më të rëndësishëm të ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.


“Një grup i Komitetit Hetues të Rusisë po heton një operacion sabotazhi në të cilin u dëmtuan dy aeroplanë dhe një helikopter më 18 shtator 2023. Incidenti shkaktoi histeri të madhe në komandën e lartë ushtarake: aeroplanë qeveritarë, të ashtuquajtur “aeroplanë të ditës së gjykimit” dhe aeroplanë specialë (aeroplanë zbulues) janë të stacionuar në këtë aeroport”, u tha inteligjenca ukrainase.

Sipas informacionit të shërbimit të inteligjencës ukrainase, persona të panjohur vendosën eksplozivë në një bazë ajrore të mirëmbajtur dhe hodhën në erë aeroplanët AN-148 dhe IL-20 (të dy i përkasin Regjimentit Ajror 354 për Qëllime Speciale), si dhe një helikopter MI-28H që më parë ka marrë pjesë në rrëzimin e dronëve mbi rajonin e Moskës.

CNN: Njësitë speciale të Kievit po sulmojnë me dronë aleatët e Wagner-it në Sudan
Lexo po ashtu CNN: Njësitë speciale të Kievit po sulmojnë me dronë aleatët e Wagner-it në Sudan

“Dëmtimi i aeroplanëve e bën të pamundur rikuperimin e shpejtë të tyre. Pjesa e pasme e helikopterit u dëmtua nga shpërthimi. Një tjetër AN-148 i parkuar pranë të tjerëve u dëmtua lehtë”, thuhet ndër tjera.

Autoritetet ruse janë në kërkim të diversantëve dhe po përpiqen të parandalojnë përhapjen e informacionit për incidentin në mediat lokale.

AN-148 është një aeroplan pasagjerësh, dhe IL-20 është një aeroplan elektronik zbulimi dhe lufte elektromagnetike, i krijuar në bazë të IL-18 dhe i pajisur me një radar anësor, skaner infra të kuqe dhe sensorë të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori