LAJMI I FUNDIT:

CNN: Njësitë speciale të Kievit po sulmojnë me dronë aleatët e Wagner-it në Sudan

CNN: Njësitë speciale të Kievit po sulmojnë me dronë aleatët e Wagner-it në Sudan

Shërbimet speciale ukrainase besohet se qëndrojnë pas një sërë sulmesh me dronë dhe operacione tokësore pranë kryeqytetit sudanez Khartoum, që synojnë Forcën e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), aleatët e së cilës janë mercenarët rusë nga Wagner.

Kjo është bërë e ditur nga CNN, duke thënë se kjo do të thotë se pasojat e pushtimit rus të Ukrainës janë përhapur shumë përtej vijave të frontit në këtë vend, transmeton Telegrafi.


Televizioni amerikan njoftoi se një burim nga ushtria ukrainase i tha se ky operacion ishte vepër e “një ushtrie që nuk është nga Sudani”.

Kur CNN pyeti nëse Kievi qëndron pas sulmeve, burimi u përgjigj vetëm se “shërbimet speciale ukrainase janë ndoshta përgjegjëse” për këtë.

Instituti për Studimin e Luftës thotë se ditëve të fundit janë rritur dukshëm humbjet ruse në luftë
Lexo po ashtu Instituti për Studimin e Luftës thotë se ditëve të fundit janë rritur dukshëm humbjet ruse në luftë

Operacioni përfshinte një sërë sulmesh ndaj RSF, e cila besohet se po merr ndihmë nga Wagner në luftën e saj kundër ushtrisë sudaneze për kontrollin e vendit.

CNN thekson se nuk ka qenë në gjendje të marrë konfirmim të pavarur për përfshirjen e Ukrainës në një seri sulmesh në Sudan, por se videot në posedim të saj mbajnë vulën e sulmeve me dron në mënyrën që bëjnë ukrainasit.

Dy lloje të dronëve të disponueshëm të përdorur gjerësisht nga ukrainasit, thuhet se janë përfshirë në të paktën tetë sulme, me tekst në gjuhën ukrainase që shihet në kontrollet e dronit.

Rrëzohet aeroplani luftarak rus, katapultohen pilotët e Su-34
Lexo po ashtu Rrëzohet aeroplani luftarak rus, katapultohen pilotët e Su-34

Ekspertët i thanë CNN se ky lloj sulmi me dron direkt në objektiv, është më se i pazakontë në Sudan dhe në Afrikë në përgjithësi.

Thuhet se sulmet sekrete të Ukrainës në Sudan do të nënkuptonin një zgjerim dramatik dhe provokues të frontit kundër Kremlinit.

CNN pretendon se pjesë të pamjeve të sulmit me dron po qarkullojnë në mediat sociale, por pamjet e operacionit tokësor nuk janë publikuar deri më tani.

Një burim i lartë ushtarak sudanez tha se ai “nuk kishte njohuri për operacionin ukrainas në Sudan” dhe nuk besonte se është e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori