LAJMI I FUNDIT:

Sa në të vërtetë dini për ushqimet e pasigurta?

Sa në të vërtetë dini për ushqimet e pasigurta?

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ushqimit të sigurt dhe me vlera ushqyese është çelësi për një jetë të lumtur dhe për shëndet të mirë. Në anën tjetër, ushqimi i pasigurt ndikon negativisht në shëndetin tonë dhe në kualitetin e jetës sonë.

Ushqimi i pasigurt përmban lloje të ndryshme të baktereve të dëmshme, viruseve, parazitëve ose substancave kimike dhe shkakton më shumë se 200 sëmundje të ndryshme.


Sëmundja më e zakonshme që shkaktohet nga konsumimi i ushqimit të pasigurt është diarrea, e cila prek 550 milionë njerëzve dhe shkakton 230.000 vdekje çdo vit në tërë botën.

Personat më të prekur nga efektet e ushqimit të pasigurt janë ata me imunitet më të dobët, e në veçanti fëmijët, të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje tjera.

Furnizimi me ushqim është kompleks dhe përfshin një sërë fazash të ndryshme duke filluar nga prodhimi në fermë, therja ose korrja, përpunimi, ruajtja, transportimi dhe shpërndarja. Secila nga këto faza është shumë e rëndësishme për një ushqim të caktuar të jetë i sigurt, për këtë arsye kompanitë prodhuese duhet të jenë të kujdesshme për mënyrën sesi e trajtojnë ushqimin gjatë tërë kohës.

Ne si konsumatorë duhet të jemi të informuar rreth sigurisë së ushqimit dhe të bëjmë zgjedhje të mençura sa herë që zgjedhim ushqime për veten dhe familjen. Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi kompanive nga të cilat blejmë ushqim dhe marketeve nga ku e marrim atë. Për më tepër, ne si konsumatorë duhet të informohemi se a janë transparente kompanitë rreth përmbajtjes së produkteve dhe mënyrës së prodhimit. Në këtë mënyrë ne mund të sigurohemi që po konsumojmë produkte të sigurta dhe me vlera.

Nga ushqimet që rekomandohen dhe vlerësohen si shumë të sigurta nga konsumatorët në Evropë dhe në Kosovë janë ushqimet nga COOP Italia, të cilat mund t’i gjeni vetëm në rrjetin e supermarketeve Super Viva.

(artikull i sponsorizuar)

Artikull i sponzorizuar