Bashkimi i dy kompanive, Fiat Chrysler Automobiles dhe PSA Peugeot Citroen u realizua në fillim të vitit 2021, dhe u shkri në një të vetëm duke formuar kompaninë e njohur tashmë si Stellantis.
Para se të nënshkruhej marrëveshja për bashkim, kompanitë e ndanë lajmin e mirë me punonjësit se pagat do të realizohen në bazë të performancës. Që atëherë, Stellantis ka shpërndarë 6 miliardë euro.
Por, pas shitjeve të shumta gjatë vitit të kaluar, kompania ka njoftuar se do t’i shpërblejë punëtorët me çeqe të majme me vlerë deri në 1.9 miliard euro.
Se sa njerëz do të përfitojnë nga ky shpërblim nuk është bërë e ditur, por dihet se rreth 95 për qind e fuqisë punëtore janë të përfshirë në planin “paga në bazë të performancës”.
Megjithatë, jo të gjitha lajmet e fundit nga Stellantis janë të mira. Ndërsa kompania lëviz drejt një të ardhmeje elektrike, ajo do të eliminojë mijëra vende pune.
Situatë e ngjashme është duke u shfaqur edhe në Evropë, ku eliminimet e vendeve të punës si pasojë e elektrizimit po shihen si shqetësim mjaft i madh.
Deri më tash, vetëm në Itali janë reduktuar 7000 vende pune, pavarësisht angazhimit të punonjësve.
Ndryshe, Stellantis po synon të zgjerojë më tej ofertat me prezantimin e modelit të parë elektrik nga Lancia, dhe 48 modeleve të tjera deri në fund të vitit 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Volkswagen Transporter do të prodhohet në fabrikën e Ford-it në Turqi
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë
Po, edhe kjo është Škoda
Gara midis Modelit S të Tesla-s dhe Lucid Air Saphire përcakton se cili është sedani më i shpejtë në planet
Vjen në Kosovë epoka e re e depilimit të përhershëm
Një limuzinë Mustang mund të jetë veturë e ëndrrave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri