LAJMI I FUNDIT:

Sa më shumë lëngje, aq më mirë

Sa më shumë lëngje, aq më mirë

Vazhdimisht dietologët këshillojnë se për të mposhtur etjen dhe rihidratuar organizmin duhet të konsumohen sa më shumë lëngje.

Nëse është e vërtetë se ekuilibrit tonë hidrik i nevojitet të paktën një litër e gjysmë lëngje në ditë, pijet po luajnë një rol gjithmonë e më të rëndësishëm, sidomos për personat nën 30 vjeç.

Për të shuar etjen gjithmonë është më mirë të zgjidhni edhe një gotë me limon të shtrydhur, së cilës t‘i keni shtuar ujë dhe pak sheqer, sepse është e lehtë, e freskët dhe të shuan etjen. Me pak fjalë, plotëson të gjitha ato që kërkojmë nga pijet, sidomos në ditët e nxehta të vitit. Vazhdimisht dietologët këshillojnë se për të luftuar etjen dhe rihidratuar organizmin duhet të konsumohen sa më shumë lëngje.


Sa më shumë lëngje frutash dhe ujë

Për studiuesit, 8 gota ujë në ditë janë të domosdoshme kundrejt tre ose katër me lëng të freskët frutash. Të konsumosh sa më shumë ujë dhe lëngje frutash të përmirëson dhe zgjat jetën. Kështu, përveçse janë të pasura me të gjitha vitaminat e nevojshme për të mbajtur trupin në formë dhe janë të këshillueshme për të gjitha moshat.

Sipas një grupi shkencëtarësh të "Vanderbilt University Medical Center" në Tenese, që kanë kryer një studim të gjerë epidemiologjik, i cili është botuar në revistën "The American Journal of Medicine", zakoni për të pirë të paktën tre herë në javë lëngje frutash ndihmon në një reduktim prej 76 për qind të rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer.

Ata që konsumonin tre ose më shumë gota në javë, u pa se reduktonin me 76 për qind mundësinë për t‘u sëmurë, në krahasim me ata që pinin një ose më pak gota me lëngje gjatë gjithë javës. Pastaj lëngjet përmbajnë një përqindje të mirë polifenolesh dhe antioksiduesish, ndryshe nga disa vitamina që janë të pranishme vetëm në disa lloj ushqimesh, si për shembull rrushi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori