LAJMI I FUNDIT:

Sa fitoi Feronikeli nga garat evropiane – u eliminua herët, por prek shumën e 1 milion eurove

Sa fitoi Feronikeli nga garat evropiane – u eliminua herët, por prek shumën e 1 milion eurove

Feronikeli edhe pse është eliminuar në rrethin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, në aspektin financiar nuk ka dal edhe keq nga garat Evropiane.

Mbi 1 milion euro janë të ardhura që kanë siguruar industrialistët nga pjesëmarrja në dy garat evropiane.


Feronikeli do të marrë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA shumën prej 260 mijë euro si kampion i Kosovës (vetëm nëse futen në grupe të Ligës së Kampionëve, kjo shumë nuk merret).

Feronikeli duke festuar titullin (Foto: Telegrafi)

Vetëm pjesëmarrja në rrethin para eliminator të Ligës së Kampionëve, Feronikelin do ta pasurojë me 230 mijë euro të tjera.

Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve
Lexo po ashtu Goodbye Europe: Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pa asnjë klub shqiptar që në raundin e dytë të kualifikimeve

Raundi paraelimnator u zhvillua në Kosovë, duke bërë që klui ynë të ketë sa më pak harxhime, ndërsa fitoi ndaj Lincolnd Red Imps dhe Santa Colomas.

Foto nga ndeshje Feronikeli – Lincoln (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Pjesëmarrja në turin e parë në Ligën e Kampionëve solli 280 mijë euro, edhe pse u eliminuan nga uellsianët e TNS.

Pjesëmarrja në turin e dytë të Ligës së Evropës solli 260 mijë euro tjera, kur u përball me Slovan Bratislavën.

Kampioni i Kosovës, Feronikeli

Në total Feronikeli nga UEFA do të marr 1 milionë e 60 mijë euro.


Fitimet e Feronikelit nga garat evropiane

Kampion i Kosovës – 260 mijë euro

Raundi paraelimanator i Ligës së Kampionëve – 230 mijë euro

Raundi i parë eliminator në Ligën e Kampionëve – 280 mijë euro

Raundi i dytë eliminator në Ligën e Evropës – 260 mijë euro

Total; 1.030.000


Në këtë fitim nuk janë llogaritur të ardhurat nga biletat dhe marketingu. Pothuajse të njëjtën shumë e kishte fituar edhe Drita edicionin e kaluar në garat evropiane.

Kryetari i Feronikelit, Naser Ramaj

Në bazë të asaj që ka deklaruar kryetari i klubit, Naser Ramaj, klubi ka harxhuar mbi 1 milion euro edicionin e shkuar. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori