LAJMI I FUNDIT:

Rusia stacionon 10 aeroplanë luftarakë në Krime

Rusia stacionon 10 aeroplanë luftarakë në Krime

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi sot se ka vendosur më shumë se 10 avionë luftarakë SU-27 dhe SU-30 në Krime, pasi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Ukraina dyshohet të përgatisë një “provokim” ndaj Krimesë në fund të vitit.

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se aeroplanët janë vendosur në bazën ushtarake Belbek në Krime, ku ata do të stacionohen në mënyrë të përhershme.

Rusia aneksoi Krimenë në Ukrainë në vitin 2014 dhe tensionet mes dy fqinjëve janë shtuar pasi Rusia konfiskoi tre anije ukrainase. /kp/Telegrafi/