LAJMI I FUNDIT:

Rusia shkrep raketa kundër anijeve ukrainase, Poroshenko në takim urgjent

Rusia shkrep raketa kundër anijeve ukrainase, Poroshenko në takim urgjent

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se një raketë u shkrep nga një anije ruse kundër një grupi të anijeve ukrainase në kalimin Kerç.

Siç raportohet, një anije u dëmtua, një oficer i Marinës së Ukrainës u plagos, ndërsa anijet ukrainase iu kundërpërgjigjen sulmit me zjarr, transmeton kp


“Në dalje nga lumi Kerky, forcat ruse përdorën armë kundër anijeve të Marinës së Ukrainës. Forcat tona po zbatojnë masat e asistencës,” shkruan në Facebook përfaqësuesi i Presidentit ukrainas në Krime, Boris Babin.

Mediat ruse dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë nuk kanë komentuar pohimet e Kievit zyrtar.

Presidenti  i Ukrainës, Petro Poroshenko ka ftuar në takim urgjent kabinetin ushtarak.

Rusia më herët ka ndaluar tri anije të Marinës së Ukrainës të hyjnë në Detin Azov përmes kalimit Kerç.

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të së drejtës ndërkombëtare pasi rojet kufitare ruse u përpoqën pa sukses të ndalonin anijet e Marinës së Ukrainës që lundronin rreth Krimesë në rrugën e tyre në portin ukrainas të Mariupol, që është në Detin Azov.

Kievi zyrtar raportoi më herët se një anije e Rojës Bregdetare e Rusisë goditi një  rimorkiator ukrainas pranë Krimesë dhe dëmtoi motorët e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa
Kalo në kategori