LAJMI I FUNDIT:

Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja nga BE

Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja nga BE

Moska i konsideron si provokim sanksionet e BE-së për dënimin e Alexey Navalnit dhe deklaron se do të kundërpërgjigjet.

Rusia kërcënoi me pasoja pas njoftimeve për sanksione të reja të BE-së ndaj Rusisë për shkak të burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexey Navalny.


Sanksionet nuk do të mbeten pa përgjigje nga pala ruse, tha kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky, sikurse njofton agjencia Interfax.

Ai nuk dha asnjë detaj, por tha se masat ndëshkuese në çështjen Navalny janë “një hap tjetër drejt përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë”.

Slutsky e akuzoi Brukselin se e refuzon në mënyrë konsekuente hyrjen në një dialog me Moskën duke u nisur “nga shkaqe absolutisht të largëta dhe provokuese”.

“Kjo nuk mund të kontribuojë në asnjë mënyrë për normalizimin”, tha Leonid Slutsky.

Masat ndëshkimore të BE-së ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kishin rënë dakord më parë të fillonin me përgatitjet e nevojshme për masat e reja ndëshkimore ndaj Rusisë.

Sipas informacioneve nga Brukseli për këtë do të përdoret një instrument i ri sanksionesh.

Ky bën të mundur që BE-ja të ngrijë pasuri që mund të kenë në BE aktorë përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Fjala është si për ata që kryejnë shkelje të tilla edhe për ata që përfitojnë prej tyre. Përveç kësaj pritet që një sërë personash nga Rusia t’u ndalohet të hyjnë në BE.

Drejtësia ruse e dënoi Navalnin të shtunën me dy vjet e gjashtë muaj kamp internimi. Ky proces kritikohet si i motivuar politikisht. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori