Rusia dhe Irani me marrëveshje për armë prej 10 miliardë dollarësh


Rusia dhe Irani janë duke bërë negociata për një marrëveshje për armët e cila arrin vlerën prej rreth 10 miliardë dollarëve, në bazë së cilës Moska do t’i dërgonte Teheranit tanke “T-90”, sisteme të artilerisë, aeroplanë dhe helikopterë, raporton Reuters.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Komisionit për Drejtësi dhe Mbrojtje në Dhomën e Lartë të Parlamentit të Rusisë, apo të Këshillit Federativ, Viktor Ozerov.
Ai tha se bisedimet rreth kësaj marrëveshje kanë filluar nga një vizitë e zhvilluar në Iran. /kp/
Nga
Telegrafi
14/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































