LAJMI I FUNDIT:

“Rusia apo Coca-Cola?”, arsyeja pse gjyqtari i pyeti kapitenët në finalen e Botërorit gjatë shortit para fillimit të ndeshjes

“Rusia apo Coca-Cola?”, arsyeja pse gjyqtari i pyeti kapitenët në finalen e Botërorit gjatë shortit para fillimit të ndeshjes
Nestor Pitana (Foto: Getty Images)

“Rusia apo Coca-Cola?”, ishte pyetja e gjyqtarit kryesor Nestor Pitana në finalen e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ drejtuar Luka Modricit dhe Hugo Llorisit gjatë hedhjes së shortit para fillimit të ndeshjes.

Mjaftoi kjo pyetje e argjentinasit që tifozët të bëjnë mijëra tjera në rrjetet sociale, duke pyetur pse ai iu drejtua kështu kapitenëve gjatë shortit për zgjedhur anën e fushës dhe se kush do të nisë topin i pari.


Edhe pse në fillim për shumë njerëz pyetja e gjyqtarit ishte e pakuptimtë, pas saj qëndron një arsye e thjeshtë.

Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, jo keq edhe për Kroacinë
Lexo po ashtu Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, jo keq edhe për Kroacinë

Përgjigjja është se njëra anë e monedhës e përdorur për short nga gjyqtarët në këtë Botëror ka disa imazhe nga vendi nikoqir (Rusia), kurse në anën tjetër sponsorët kryesorë (që padyshim është edhe Coca-Cola).

I pari që zgjodhi ishte Lloris, i cili zgjodhi markën e njohur të pijeve.

Nestor Pinata duke shikuar VAR-in para se të jepte penallti në favor të Francës (Foto: Getty Images)

Por, duket se kjo i sjell fat skuadrës franceze pasi portieri i Francës bëri zgjedhjen e njëjtë edhe në fitoren ndaj Urugait e cila u drejtua nga Pitana.

Përveç kësaj emri i Pitanas pas finales është lakuar edhe për referimin jo të mirë, posaçërisht te penalltia e dhënë Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori