Shtetasit rusë po shpenzojnë mesatarisht 40 për qind të të ardhurave të tyre për ushqime. Kjo është gati dyfishi i nivelit të shpenzimeve përpara luftës në Ukrainë.
Të dhënat zyrtare të qeverisë ruse tregojnë se inflacioni vjetor për ushqimet arriti më 1 prill në 18.75 për qind, ndërsa ekonomia po vuan pasojat e sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, pas sulmit që filloi më 24 shkurt në Ukrainë.
Oleg Kobiakov, nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) tha se shumë familje ruse e kanë të vështirë të përballojnë krizën, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre po shkon për nevojat bazë, si ushqimi.
“Njerëzit po shtyjnë planet për të shkuar p.sh. për studime apo për të blerë një shtëpi. Po kursejnë në rast se do të humbasin vendin e punës, apo në rast vdekjesh”, thotë Kobiakov.
Një familje mesatare në Bashkimin Evropian shpenzon rreth 12 për qind të të ardhurave për ushqime, thotë ai, duke shtuar se megjithëse nuk duket të jetë shfaqur ende uria në Rusi, familjet më të varfra do të përballen me një pasiguri në rritje për ushqimin.
Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë izoluar ekonominë e saj nga pjesa më e madhe e tregtisë botërore, e kanë përjashtuar atë nga sistemet financiare globale dhe kanë shtyrë shumë kompani ndërkombëtare të ndërpresin marrëdhëniet me këtë vend.
Që me fillimin e luftës, shumë rusë filluan blerje me shumicë nga paniku të rezervave të sheqerit dhe drithit, me frikën se çmimet do të rriten edhe më shumë, duke shtuar kështu edhe presionin ndaj qeverisë që të përmbajë inflacionin.
Moska po shqyrton mundësinë e vendosjes nën kontroll të çmimeve për ushqimet, ilaçet dhe produkte të tjera, ndërsa ka ndaluar eksportin e disa produkteve bujqësore. Autoritetet ruse thonë se mund të vendosin edhe çmime në rubla për të gjitha eksportet ruse.
Megjithëse këto masa kanë pasur një lloj ndikimi për të frenuar inflacionin për produktet e konsumit, sipas një studimi të agjencisë së lajmeve Reuters, ai pritet të rritet me 23.7 për qind këtë vit, rritja më e lartë kjo që nga viti 1999.
Studimi tregon gjithashtu se ekonomia e Rusisë është tkurrur me 7.3 për qind gjatë vitit 2022 – tkurrja më e madhe që nga viti 2009.
Kobiakov thotë se pagat e rusëve kanë qëndruar pothuajse njësoj gjatë luftës, por me rritjen e çmimeve është dobësuar fuqia blerëse dhe njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë e vendeve të punës, pasi shumë firma perëndimore u larguan nga vendi. Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë “një operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar këtë vend. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre