Në afërsi të kufirit turko-sirian, një fluturake pa pilot e ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, ka filmuar një konvoj të kamionëve që transportonin armë dhe pajisje tjera deri tek qytetet siriane Aleppo dhe Idlib.

Në qendrën ruse për pajtim në Siri janë duke ardhur informacione nga banorët lokalë, lidhur me ardhjen e reparteve të reja të luftëtarëve të armatosur, transmeton Telegrafi.


Busena Saban, këshilltar i presidentit sirian Bashar al-Assad, ka deklaruar të enjten se vetëm gjatë dy muajve të fundit në vendin e tyre kanë hyre mbi 8.000 terroristë nga Turqia. /Telegrafi/