LAJMI I FUNDIT:

Rumania fillon përgatitjet për kalimin e vendit në euro

Rumania fillon përgatitjet për kalimin e vendit në euro

Qeveria rumune vendosi të enjten ngritjen e një komisioni ndërministror për kalimin e vendit në monedhën europiane, euro.

Sipas një deklarate të qeverisë, në komision do të përfshihen përfaqësues të organeve kryesore publike, nën drejtimin e kryeministrit si kryetar, si dhe të ministrit të Financave dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare të Rumanisë.


Në vitin 2014 Rumania vendosi si objektiv nisjen e përdorimit të euros datën 1 janar 2019.

Ndërsa në shtator të vitit 2015, guvernatori i Bankës Qendore të Rumanisë, Mugur Isarescu e quajti si jo realist objektivin.

Në prill të këtij viti, qeveria aktuale hoqi dorë nga realizimi i objektivit të vitit 2019 për bashkimin me Eurozonën, duke njoftuar shpalljen e një objektivi të ri në vitin 2017. /Telegrafi/