LAJMI I FUNDIT:

Rulota që shndërrohet në anije, kushton 150 mijë euro dhe brenda i ka të gjitha

Rulota që shndërrohet në anije, kushton 150 mijë euro dhe brenda i ka të gjitha

Nëse James Bond do të kishte një rulotë, Caracat do të ishte e përkryera për agjentin fiktiv britanik – që mund të lëvizë në rrugë ashtu dhe në ujë.

Caracat transformohet në një anije që lundron në det, oqeane apo edhe ne asfalt si një mjet luksoz, transmeton Telegrafi.


Ky mjet hibrid që shitet për 130 mijë euro me çmimin fillestar, me disa orendi shtesë mund të kap vlerën e 300 mijë eurove.

Gjithçka çfarë nevojitet është që ta përdorni si rimorkio në vetura dhe ta tërhiqni deri në ujë, ku më pas aktivizohet motori elektrik që lundron me shpejtësi prej 30 kilometra në orë.

Prodhon 25 kuaj-fuqi dhe po cilësohet shumë e përshtatshme, në veçanti për ata që duan aventurë siç në rrugë ashtu dhe në ujë.

Kjo rulotë u prezantuar në fillim të këtij muaji në panairin e mjeteve lundruese në Dusseldorf të Gjermanisë.

Brenda ka kuzhinë, dhomë gjumi si dhe hapësirë për ndejë deri në 10 persona, që mund të argëtohen duke shijuar në maksimum peizazhet kur janë në ujë.

Çdo model është pajisur me sistemin që e rrit dhe zvogëlon atë. Caracat 66 që konsiderohet si më i vogli është 6.6 metra e gjatë, Caracat 76 ka madhësi të mesme prej 7.6 metra dhe Caracat 86 që është 8.6 metra. /Telegrafi/