LAJMI I FUNDIT:

“Rugovës nuk i pëlqente uiski siç është krijuar miti për të, ai pinte katër pako duhan në ditë”, nusja e familjes Rugova rikujton disa fakte dhe vese të presidentit historik

“Rugovës nuk i pëlqente uiski siç është krijuar miti për të, ai pinte katër pako duhan në ditë”, nusja e familjes Rugova rikujton disa fakte dhe vese të presidentit historik

Stilistja e njohur vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova, përveç punës së saj në fushën e modës, njihet edhe si nusja e madhe e familjes së presidentit historik, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Ajo është bashkëshortja e djalit të tij të madh Mendimit, por për fat të keq, Kllokoqi-Rugova nuk ka pasur kurrë rastin që ta takojë vjehrrin e saj.


Blerina dhe Mendimi u martuan në vitin 2007, por pavarësisht faktit se nuk e njohu kurrë fizikisht, nusja e familjes Rugova duket se u rrit nën frymën rugoviane brenda shtëpisë së familjes Rugova, duke mësuar gjithmonë e më tepër detaje mbi jetën dhe karrierën e tij.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

Ajo madje në një intervistë për Telegrafin në dhjetor të vitit 2021, kishte rrëfyer se inspirimin për veshjet dhe koleksionet që dizajnon, e ka gjetur te gurët e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, pasi ka plot të tillë në atë që quhet “rezidencë presidenciale’, ku edhe aktualisht anëtarët e tjerë të familjes Rugova jetojnë.

Blerina Kllokoqi Rugova: Për koleksionin tim të parë u inspirova nga kristalet e Presidentit Ibrahim Rugova
Lexo po ashtu Blerina Kllokoqi Rugova: Për koleksionin tim të parë u inspirova nga kristalet e Presidentit Ibrahim Rugova

Blerina, e cila është e ndjekur nga një numër konsiderueshëm njerëzish në rrjetet sociale, ka rivënë së fundmi në dukje disa detaje dhe vese të vjehrrit të saj të ndjerë, të cilat i kishte publikuar edhe një vit më parë.

Këto postime të saj vijnë në nderim të 16-vjetorit të vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, që u shënua të premten.

Këto janë gjashtë fakte që lidhen me presidentin Rugova, të cilat mund të kenë qenë të pa ditura për shumëkënd:

1. “Presidenti Ibrahim Rugova ishte i varfër, por student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës. Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve. Më pastaj bursa e mirë e ndihmoi atë t’i vazhdojë studimet e veta deri në doktoraturë, duke e pasur parasysh se ishte i varfër dhe pa njërin prind, dhe se nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve. Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal”.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

2. “Student i shkëlqyer. Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik”.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

3. “Gjithmonë mbante nënën me vete. Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë financiare dhe fitoi bursën…u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë. Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë”.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

4. “‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë expresso dopio’ në ditë. Dhe këtë e bënte në ëmbëltoren e famshme “Elita” që gjendet ende në qendrën tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë. Tavolina e tij, ende mbetet e njëjta në lokal ku ruhen legjenda të tilla për të”.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

5. “Rugova i pinte deri në katër pako duhan në ditë. Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte, pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miqtë e tij. Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij. Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan”.

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

6. “Ibrahim Rugovësw nuk i pëlqente uiski, ashtu siç është krijuar miti për të. Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht. Pinte edhe uiski ndonjëherë, por kur i pëket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera”. /Telegrafi/

Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Meghan Markle bëhet xheloze, i kërkon një gruaje të mos pozojë për foto pranë Princit Harry

Magazina
Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Gazetarja e njohur: Kam fjetur me shokun e ngushtë në një dhomë, kur shkonim me pushime

Magazina
Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Trondit Jetmiri: Do ta lë programin, do ta bëjë tërmet të martën... do t'i them të gjitha

Magazina
Kalo në kategori