LAJMI I FUNDIT:

Blerina Kllokoqi Rugova: Për koleksionin tim të parë u inspirova nga kristalet e Presidentit Ibrahim Rugova

Moda është një shprehje estetike popullore në një periudhë dhe vend të veçantë dhe në një kontekst specifik, veçanërisht në veshje, këpucë, stilin e jetës, grimin, modelin e flokëve.

Një emër i njohur që na vjen në mendje sa herë përmendet moda është stilistja Blerina Kllokoqi Rugova, e cila përmes kreacioneve të saj është bërë e njohur si dizajnere edhe përtej kufijve të shtetit tonë.


“Gjithçka që të rrethon dhe të bën të ndihesh mirë dhe rehat është modë. Modë nuk është vetëm veshja, por është mënyra se si sillemi, si lëvizim, të gjitha këto kanë të bëjnë me modë”, kështu e fillon Kllokoqi-Rugova intervistën e saj për Telegrafin, teksa flet për profesionin dhe pasionin e saj më të madh.

Foto: Instagram

Viti që lamë pas ishte mjaft i vështirë, Blerina tregon për sfidat e saj.

“Ne çdo ditë përballemi me një sfidë ndryshe. Në kohën e pandemisë ne ishim një nga fushat më të goditura, mund të them se kjo është një nga sfidat më të mëdha në 13 vitet e fundit”.

Dizajnerja e famshme, e cila ka një bagazh të madh artistik tregon se sa sipas saj shqiptarët janë në hap me trendet e modës.

“Si shtet në tranzicion, për fat të mirë i kemi marrë më të mirat e modës dhe trendeve nga e gjithë bota dhe i kemi përvetësuar. Rinia e Kosovës kudo në botë do të binte në sy për të mirë”.

Në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin, Blerina tregon se sa sipas saj është e vështirë të bëhesh pjesë e industrisë së modës në Kosovë, teksa jep edhe një këshillë për të gjithë ata që kanë synime të tilla.

“Ne jemi dizajnera tash e disa vite, ne është dashur të thyejmë akullin dhe disa barriera për të arritur këtu ku jemi sot. Nuk besoj se është shumë e vështirë të depërtosh në treg, mjafton të jesh kreativ dhe me ndihmën e rrjeteve sociale arrin të bëhesh pjesë e tregut. Këshilla ime është që të mos shkojmë në fokus vetëm me veshje solemne por edhe në ato skenike, të përditshme. Duhet të bëjmë diçka më ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani”.

Blerina tregon për kursin që ajo ka filluar të mbaj në lidhje me modën.

Kursin e parë e kemi mbajt, së shpejti do të fillojmë edhe me të dytin, sapo kjo të lejohet edhe nga Ministria e Shëndetësisë”.

Kllokoqi-Rugova flet edhe për mundësinë që u jep talenteve të reja të punojnë me të.

“Çdo gjashtë muaj ne marrim studentë të rinj me të cilët bashkëpunojmë hapur pa mbajtur ndonjë të fshehtë. Shumë prej tyre tashmë kanë arritur të krijojnë emrin dhe markën e tyre”.

Foto: Instagram

Tutje, Blerina tregon për detajet që karakterizojnë çdo koleksion të saj.

“Një nga kritikët e modës më ka thënë se jam një nga stilistet e rralla që ka arritur të mbaj origjinalitetin pa u kthyer në komercializëm. Kjo është sfida jonë më e madhe, të jesh pjesë e një shoqërie si kjo e jona të imponohet të kthehesh në komercializëm. Ne kemi arritur të mbajmë origjinalitetin për vite me radhë, duke përdorur detaje të njëjta siç janë: beli i theksuar, prerja në 45 shkallë, mëndafshi i pastër dhe punimin e dorës qe neve na karakterizon në koleksione vit pas viti”.

Ndryshe, Blerina Kllokoqi-Rugova është nuse e familjes Rugova, ajo tregon nga kishte marrë inspirimin për koleksionin e saj të parë.

“Koleksioni im i parë ka qenë “Kristale”. Për këtë koleksion jam inspiruar nga kristalet e presidentit Ibrahim Rugova pak muaj pas martesës, të cilat më pas i ktheva në veshje”.

Foto: Instagram

Stilistja flet për planet e koleksionit të parë për vitin 2021.

“Veshjet e përditshme janë veshjet të cilat janë në prodhim e sipër, ato mund të veshën në kokteje dhe punë. Gjithmonë i qëndroj besnike elegancës dhe shikut, mendoj se çdo femër duhet të duket bukur dhe shik kudo që shkon”. 

Në fund, Kllokoqi-Rugova jep një mesazh për lexuesit dhe shikuesit e Telegrafit.

“Gëzuar festat e fundvitit, fat dhe mbarësi në familjet tuaja. Ju uroj çdo të mirë nga unë BKR”. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori