LAJMI I FUNDIT:

Rugova viziton klubin e femrave në Hajvali, thotë se punimet për fushën e re nisin së shpejti

Rugova viziton klubin e femrave në Hajvali, thotë se punimet për fushën e re nisin së shpejti

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova ka vizituar klubin e futbollit KFF EP-Com të femrave nga Hajvalia.

Komuna e Prishtinës ka ndarë lokacionin për të ndërtuar fushën e re në Hajvali, pasi nga ky fshat ka tri klube, dy të futbollit të meshkujve dhe një të femrave.


I pari nga drejtoria e sportit në Prishtinë ka thënë se së shpejti do të bisedojnë me klubet dhe FFK-në që fusha e re të ndërtohet sa më shpejtë.

Postimi i plotë nga Rugova:

Hajvalia ka tri klube të futbollit, por, fatkeqësisht, asnjë fushë në shrytëzim të saj. Pa dashur që të futem në historiatin e këtij problemi, se pse ka ndodhë dhe faji i kujt është, ne kemi shikuar nga e ardhmja dhe kemi vepruar për të bërë zgjidhje për këto klube.
Për t’ua dhënë lajmin e mirë se si Komuna e Prishtinës tashmë kemi ndarë lokacionin për të ndërtuar fushën e re, sot vizitova klubin e femrave të kësaj lagje, KFF EP-COM, të cilët janë lider të Superligës së Kosovës në futboll. Është për keqardhje që një klub me një organizim të tillë dhe investim kaq të madh, duke pasur brenda tij shumë futbolliste të kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë, nuk luan dhe nuk stërvitë në lagjen e saj.

Nesër, KFF EP-COM mund të jetë përfaqësuese e Kosovës në Ligën e Kampionëve, prandaj, përveç se të ndihemi krenarë me ta, e kemi për obligim që të bëjmë edhe zgjidhje për problemet e tyre dhe t’u krijojmë kushte më të mira për punë.

Klubet e femrave në Komunën tonë do të kenë një vëmendje të posaçme gjatë kësaj periudhe, në të gjitha format dhe mundësitë që do t’i kemi në dispozicion si Drejtori për Sport. Do t’i mbështesim, ndihmojmë dhe zhvillojmë si asnjëherë më parë.

Shpejtë, në lokacionin e ndarë, në bashkëpunim me të gjithë akterët relevantë, përfshirë Federatën e Futbollit të Kosovës, do diskutojmë për nisjen e punimeve që fusha e re të ndërtohet sa më parë. KFF EP COM , KF Shkëndija dhe FC Hajvalia 2020 meritojnë të kenë një hapësirë të cilën do ta kenë në shfrytëzim vazhdimisht, posaçërisht gjeneratat e reja të kësaj lagjeje nga të cilat presim shumë.

Si Drejtor për Sport në Komunën e Prishtinës, e kam thënë, do ta ripërsërisë dhe do t’i mbetem besnik secilit zotim deri në fund të mandatit, se investimi në sportin e Prishtinës për t’ia kthyer dinjitetin qytetit tonë do të jetë i vazhdueshëm dhe këmbëngulës – në secilin klub, lagje e fshat. #PrishtinaQytetiSportit /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori