LAJMI I FUNDIT:

Rritja e temperaturave, rrit edhe rastet në Emergjencë

Rritja e temperaturave, rrit edhe rastet në Emergjencë

Pas ditëve me reshje shiu, në Kosovë është kthyer moti i nxehtë. Siç parashikojnë meteorologët temperaturat maksimale këto ditë pritet të arrijnë deri në 34 gradë.

Gjatë kësaj jave pritet të mbaj mot i nxehtë me temperatura të larta, e që është një ndryshim mjaft i madh me javët që po lëmë pas, kur vendi u përball me vranësira dhe reshje të vazhdueshme shiu.


Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës  e mërkura dhe e enjtja pritet të shënojnë vlerat më të larta të temperaturave.

Për shkak të këtyre temperaturave në Klinikën Emergjente veç kanë filluar të shtohet numri i personave që kërkojnë shërbime mjekësore.

Mjekët këshillojnë, që, sidomos të moshuarit, personat me probleme shëndetësore dhe shtatzënat, mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit gjatë mesditës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani tregon se kryesisht janë personat e moshuar që kërkojnë ndihmë.

“Në këto dy ditë e fundit shtohet numri enorm të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore, kryekëput për shkak të ndikimit të temperaturave të larta që kanë shënuar rritje nga 18 deri në 33, që është jo një komoditet për një adaptim të mjaftueshëm si për personat që kanë gjendje të mirë shëndetësore, e po ashtu edhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Rastet të cilat më së shpeshti kërkojnë shërbime emergjente mjekësore janë të sëmurët që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, goditjet në tru, goditje në zemër, të sëmurët me hipertension kronik, me hipertension jo aq mirë të menaxhuar, personat që vuajnë nga shtypja e ulët e gjakut”, thotë ai.

Lenjani këshillon që nga ora 11:00 deri në 17:00, fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit, sidomos personat me probleme shëndetësore, meqë gjendja e tyre mund të përkeqësohet.

Megjithatë sipas  meteorologut Mendim Rugova temperaturat që pritet ta kaplojnë vendin, nuk konsiderohen të jashtëzakonshme.

“Prej kësaj jave, fushat e presionit të lartë dhe vala e të nxehtit që e ka kapluar Evropën Perëndimore ku gradualisht po shtrohen edhe mbi rajonin tonë. Këto ditë do të mbajë mot më stabil, kryesisht me diell dhe temperaturat do të shënojnë rritje, mirëpo nuk do të jetë të jashtëzakonshme siç i patëm në Evropë. Këto ditë tek ne temperaturat do të sillen 31 deri 32 gradë Celsius, ndoshta në Dukagjin mundet me shku pak më shumë, 34 apo 35, por që janë kryesisht vlera mesatare për këtë periudhe”, thotë ai.

Mjekët këshillojnë që në ditët e nxehta të përdoren sa më shumë lëngje, duhet konsumuar ushqime me karbohidrate dhe vitamina dhe sa më pak ushqime që përmbajnë yndyrë.

Për të përballuar më lehtë të nxehtit, rekomandohen veshje me ngjyra të hapura, meqë ngjyra e mbylltë akumulon të nxehtit.

“Tek pleqtë që janë me sëmundje të rënda kronike, fare mos t’i ekspozohen rrezeve të diellit sepse mund të riakutizojnë gjendjen e tyre shëndetësorë, përdorimi i barnave dhe ushqimit sipas lejet të mjekut, mund të ndikojë në ikjen e ndërlikimeve serioze. Po ashtu duhet të qëndrojnë në ambiente të freskëta ku temperatura duhet të jetë 19 deri në 21. Përdorimi i kondicionerëve është i lejueshëm. Sa ju përket nënave shtatzënë nga periudha 11:00 deri në 17:00 nuk duhet fare t’i ekspozohen rrezeve të diellit për shkak se mund të komprometojnë gjendjen e tyre shëndetësore, është e rëndësishme të përdorin sasi të mjaftueshme të ushqimit, të lëngjeve”, thotë Lenjani, raporton KP.

E sipas meteorologut Rugova, i nxehti që pritet të arrijë në Kosovë, nuk pritet të shkaktojë probleme me ujëra ose me zjarre.

“Ka pas të reshura goxha mirë këta muajt e fundit, kështu që njëherë për njëherë nuk mund të ketë probleme sa i përket ujërave, edhe sa i përket indeksit të zjarrit nuk mund të ketë probleme me zjarrin, ka vegjetacion goxha të mirë, por natyrisht që duhet të përcjelljen në vazhdimësi…”, thotë ai.

Në situata të tilla, rekomandohet të ndiqen këshillat mjekësore, meqë vetëm në këtë mënyrë ndërlikimet shëndetësore do të jenë më të vogla.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori