LAJMI I FUNDIT:

Rritet numri i refugjatëve nga Turqia drejt Greqisë

Rritet numri i refugjatëve nga Turqia drejt Greqisë

Numri i refugjatëve dhe emigrantëve të ardhur nga Turqia në Greqi është rritur ndjeshëm sot, edhe pse, një javë më parë, Bashkimi Evropian dhe Turqia arritën një marrëveshje për të prerë rrjedhjen.

Autoritetet greke regjistruan 766 të sapoardhur dje dhe sot, përderisa ditë më parë regjistruan vetëm 192 të ardhur, transmeton KosovaPress.

Javëve të kaluara numri i refugjatëve të ardhur nga Turqia në Greqi kishte rënë nga 2 mijë në ditë në 1 mijë, bazuar në një raport të Komisionit të BE-së. Kjo për shkak se deti Egje ishte goditur nga stuhi dhe erëra, duke e bërë udhëtimin nga Turqia me anije të vogla të gomës edhe më të rrezikshëm. Por, numri i të ardhurve po fillon të rritet sërish.

Sipas marrëveshjes që hyri në fuqi nga 20 marsi, emigrantët dhe refugjatët që vijnë në Greqi do të kthehen pasi të regjistrohen dhe të bëjnë kërkesat e tyre individuale për azil. Kthimet do të fillojnë nga 4 prilli.