LAJMI I FUNDIT:

Rritet çmimi i EURODIZELIT në Maqedoni

Rritet çmimi i EURODIZELIT në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,48% në raport me vendimin e datës 20.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.


Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të rritet për 2,00 den/l dhe do të jetë 84,50 den/l. Nga data 22.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 84,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,599 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht te benzina për 0,086%, te nafta ka rritje për 0,807%, te vaji ekstra i lehtë ka rritje për 0,890% dhe te mazuti rritja është për 0,031%.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,065%.