LAJMI I FUNDIT:

Rriten shqetësimet për skandalin e fundit të Barcelonës

Rriten shqetësimet për skandalin e fundit të Barcelonës

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas pranon se rasti i Enriquez Negreira dhe Barcelonës po ngre shqetësime të mëdha.

Barça po hetohet për pagesat në kompaninë e ish-arbitrit për konsulta.


“Çështja është diskutuar. Ekziston një shqetësim i thellë në shumicën e klubeve, përfshirë Barcelonën, për rastin Negreira, për shumën e pagesave dhe kohëzgjatjen e kontratave”, bëri të ditur Tebas në Diario Sport.

Shefi i La Ligas i bën thirrje Laportas të largohet nga posti i presidentit të Barcës për skandalin e pagesave të gjyqtarëve
Lexo po ashtu Shefi i La Ligas i bën thirrje Laportas të largohet nga posti i presidentit të Barcës për skandalin e pagesave të gjyqtarëve

“Ka shqetësim të thellë për dëmin që i bëhet futbollit spanjoll. Kam shpjeguar se çfarë do të bëjë liga. Ndër të tjera i kam shkruar Prokurorisë Publike me disa informacione që mund të ndihmojnë hetimin e Prokurorisë Publike. Nëse nuk do të kishte pasur kufizime sportive, do të kishim hapur një çështje disiplinore pa dyshim”.

“Nëse Prokuroria Publike konsideron se nuk ka asnjë shkak, ne besojmë se ka mjaftueshëm që të bëhet një ankesë për të vazhduar hetimet. Ajo që mungon është ajo që po bën Barcelona. Me atë që dimë ne duhet të vazhdojmë hetimet”.

“Këtë e thashë në Barcelonë një ditë tjetër dhe e përsëris. Kjo është ajo që klubet kanë diskutuar dhe kjo është ajo që ata duan. Unë i shoh shënimet si më të mbulluara. Jam i lodhur nga shënimet. Indikacionet janë se ne duhet të hetojmë”, ka shtuar më tej ai.

Si po kalon Barcelona nga skandali në skandal
Lexo po ashtu Si po kalon Barcelona nga skandali në skandal

Joan Laporta është përfshirë në këtë rast dhe Tebas u pyet nëse presidenti aktual i Barcelonës duhet të japë dorëheqjen nga posti i tij.

“Nëse ai nuk e shpjegon mirë pse janë krye ato pagesa, unë mendoj se ai duhet të jap dorëheqje. Ai nuk ka dhënë një shpjegim të arsyeshëm për këto pagesa”.

“Në shënimin që ka lëshuar Barcelona duket se kjo është bërë nga të gjitha klubet e futbollit. Nuk më pëlqen fare”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori