LAJMI I FUNDIT:

Rriten rezervat devizore në Maqedoni, ulet BPV-ja

Rriten rezervat devizore në Maqedoni, ulet BPV-ja

Bazamenti monetar është adekuat në kushtet ekzistuese ekonomike dhe financiare, vlerësoi Komiteti për politikë operative monetare të BPRM-së në mbledhjen e rregullt dhe vendosi ta ruajë shkallën e normës së interesit të bonove në nivelin prej 2.75 për qind.

Në mbledhje u konkludua se nga pakësimi i shkallës së normës së interesit në gusht e deri më tani, nuk janë vërejtur ndryshime më të mëdha në trendet tek treguesit kyç për politikën monetare, si dhe se treguesit e fundit makroekonomik dhe vlerësoi tek segmente të caktuara udhëzojnë në lëshime të caktuara në raport me dinamikën e projektuar, të cilat tani për tani nuk shkaktojnë ndryshime më të mëdha në pikëpamjet për ambientin në të cilin zbatohet politika monetare.

Është konstatuar edhe se edhe më tutje ekzistojnë rreziqe si nga ambienti vendor ashtu edhe nga ai i jashtëm dhe se Banka popullore edhe më tutje do t’i ndjekë me kujdes të gjitha treguesit ekonomik dhe të tregut në kontekst të bazamentit të politikës monetare. Në mbledhjen e djeshme, në të cilën u shqyrtuan gjendjet në ekonominë vendore, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe vendore financiare dhe treguesit për ekonominë vendore në kontekst të bazamentit të politikës monetare, Komiteti vendosi që oferta e bonove, për ankandin që do të mbahet sot, të ruhet në nivelin prej 25.000 milionë denarëve.

“Komiteti i ruajti pikëpamjet e deritanishme për baza të shëndosha ekonomike dhe pritje stabile të subjekteve ekonomike, të dukshme përmes lëvizjeve të volitshme të tregut devizor dhe rritjes së bazës depozitore të bankave. Rreziqet për ekonominë nga ambienti vendor, por edhe nga ai i jashtëm edhe më tutje janë të pranishme”, kumtoi BPRM. Krahasimi i treguesve të fundit makroekonomikë për ekonominë vendore me dinamikën e tyre të projektuar nga cikli i projektimeve të prillit, thuhet në kumtesë, udhëzon për lëshime të caktuara në segmente të caktuara të ekonomisë.

“Në pajtim me të dhënat e publikuara të vlerësuara, rritja e BPV-së për gjysmën e parë të vitit është më e vogël nga pritjet, kryesisht për shkak të ndaljes së përkohshme të një pjese të projekteve më të mëdha në suaza të investimeve publike infrastrukturore. për tremujorin e tretë, gjatë vëllimit të kufizuar të të dhënave të disponueshme, tani për tani nuk mund të jepet vlerësim më i saktë për gjendjet në ekonomi, por megjithatë, pjesa më e madhe e të dhënave me frekuentim të lartë udhëzojnë për vazhdim të lëvizjeve të volitshme në ekonomi edhe në këtë tremujor të vitit”, thonë nga BPRM.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori