Rrëzohet shtylla e ndriçimit, krijohen kolona në magjistralen Fushë Kosovë - Prishtinë


Një shtyllë e ndriçimit është rrëzuar në magjistralen Fushë Kosovë - Prishtinë.
Sipas fotografive që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit, shtylla ka bllokuar një pjesë të rrugës duke krijuar kështu edhe kolona të gjata.
Rrëzimi i shtyllës së ndriçimit ka rrezikuar kalimtarët dhe veturat, ndërkohë nga organet kompetente kjo shtyllë ende nuk është larguar nga rruga.
Të tilla raste të rrëzimit të shtyllave si ato të ndriçimit dhe të rrymës janë mjaft të shpeshta në vendin tonë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































