LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet një helikopter në Nepal, pesë të vdekur

Rrëzohet një helikopter në Nepal, pesë të vdekur

Pesë vetë humbën sot jetën kur një helikopter u rrëzua në rajonin malor të Nepalit.

Aksidenti ndodhi rreth 80 kilometra në veriperëndim të Katmandu.


Në helikopterë ishin gjithsej shtatë persona, njëri prej të cilëve konsiderohet i zhdukur, ndërsa një grua raportohet se ka mbijetuar, transmeton AP.

Ekipet shpëtimtare po kërkojnë zonën për të gjetur personin e zhdukur, por moti i keq, mjegulla dhe shiu, si dhe terreni malor po e bëjnë operacionin më të vështirë.