LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani luftarak rus afër Sirisë

Rrëzohet aeroplani luftarak rus afër Sirisë

Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar në Detin Mesdhe, vetëm disa sekonda pasi ishte ngritur në ajër nga një aeroplanmbajtëse në afërsi të Sirisë, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë për “Fox News”.

Tre aeroplanë të tipit Mig 29, janë ngritur në ajër nga aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov,” që ishte duke lundruar në drejtim të Sirisë, transmeton Telegrafi.


Por duket se njëri prej tyre kishte probleme teknike dhe kështu kishte tentuar të rikthehet në aeroplanmbajtëse, por fatkeqësisht ka përfunduar në ujë derisa po tentonte të aterrojë.

Menjëherë në vendin e rrëzimit të aeroplanit janë shfaqur helikopterët ushtarakë rusë, të cilët kanë shkuar të marrin pilotin, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet. /Telegrafi/