Arrestohet një person në Kamenicë - i gjenden armë, fishekë dhe një xhaketë e Policisë së Kosovës


Një person është arrestuar në orët e para të së shtunës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:10, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf arme si dhe një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se i dyshuari i posedonte këto sende pa lejen përkatëse.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































