LAJMI I FUNDIT:

Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit

Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit

Nga viti 2021 Qeveria ka miratuar Pakon e Rimëkëmbjes për t’u dalë në ndihmë mërgimtarëve.

Në pikat kufitare në Kosovë, mërgimtarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit, të cilat më pas u rimbursohen nga Qeveria e Kosovës.


Krahasuar me vitin e kaluar, aplikimet kanë shënuar rënie, për faktin që shumica prej tyre zgjedhin alternativa të udhëtimit dhe disa prej tyre nuk aplikojnë për rimbursim.

Me të arritur në pikat kufitare, bashkatdhetarët mund të aplikojnë për policat e sigurimit. Ato janë të ndara në shumë kategori, por në kategorinë e automjeteve dhe biçikletave aplikimet kanë shënuar rënie për rreth 2,000 sosh krahasuar më vitin e kaluar.

Sami Mazreku, drejtor ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, tregon për numrin e aplikimit në këto kategori.

“Nëse e marrim periudhën 1 janar deri më 31 korrik janë 240 mijë e 802 polisa që janë lëshu në emër të kësaj kategorie. Nëse flasim për vlerë këto 240 mijë e 802 vetura, bëjnë 4.4 milionë euro, të cilat munden me ju nënshtru procesit të rimbursimit te ministria e financave”, ka theksuar Mazreku për RTK-në.

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes masa 4.5 të miratuar nga Qeveria në vitin 2021, mbështetja e Mërgatës, ka për qëllim lehtësimin e barrierave të shqiptarëve që jetojnë në Diasporë. Në intervistat e realizuara nga INDEP, disa nga mërgimtarët kanë mendime të ndryshme rreth çështjes së pagesës së policave kufitare.

Një mërgimtar mendon se kjo masë nuk është e qëlluar dhe se mjetet Qeveria mund t’i përdorte për tjetër qëllim.

Ardhje të bashkatdhetarëve ka edhe në forma të tjera. Të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës tregojnë për shifra më të mëdha të udhëtimeve me aeroplan.

Ky është viti i tretë që Qeveria mbulon policat e sigurimit nga buxheti i Kosovës. Në vitin 2020 dhe 2021, polica merrej falas në kufi nga bashkatdhetarët, ndërsa këtë vit, është vendosur për rimbursim.

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori