LAJMI I FUNDIT:

Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut

Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu të martën priti në takim kryetarin e komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore: Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro; asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355 euro; asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.


Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik. /Telegrafi/