LAJMI I FUNDIT:

Rrëshqet dheu në Prishtinë, evakuohen dy familje

Rrëshqet dheu në Prishtinë, evakuohen dy familje

Raportohet se në një vend punishte të një kompanie si pasojë e reshjeve të shiut ka rrëshqitur dheu, me ç ‘rast janë evakuuar dy familje dhe është bllokuar rruga.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:46, në Prishtinë.


Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët komunalë. /Telegrafi/