LAJMI I FUNDIT:

Rregulli i UEFA-s që mund t’ia pamundësojë Neymarit lojën në finale

Rregulli i UEFA-s që mund t’ia pamundësojë Neymarit lojën në finale
(Foto: Getty Images/Guliver/Screenshot/Twitter)

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit bëri një veprim të pamenduar në fund të ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzigut.

Ky veprim i tij mund t’i kushtojë brazilianit me suspendim për finalen e të dielës që është e para në histori të klubit francez.

Pas fitores prej 3-0 dhe shkrimit në librat e historisë, Neymar e shkeli protokollin e UEFA-s lidhur me coronavirusin duke i shkëmbyer fanellat me Marcel Halstenberg.

(Foto: Screenshot/Twitter)

E gjithë kjo është kapur nga kamerat dhe shtëpia evropiane e futbollit mund të ndërmarrë masa ndëshkuese që në skenarin më të keq, t’ia pamundësojë 28-vjeçarit që t’u ndihmojë bashkëlojtarëve në finale.

Gabimi i tmerrshëm i Neymar – ndërroi fanellën pas ndeshjes, mund të dënohet me moslojë në finale
Lexo po ashtu Gabimi i tmerrshëm i Neymar – ndërroi fanellën pas ndeshjes, mund të dënohet me moslojë në finale

Protokolli i rikthimit të futbollit që përbëhet nga 31 faqe e përcakton qartë se si duhet të sillen futbollistët.

(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images/Guliver)

Lojtarëve u rekomandohet të përmbahen nga shkëmbimi i fanellave të tyre” – thuhet në protokoll. Më tej theksohet se mosrespektimi i këtyre obligimeve: “Mund të çojë në ndërmarrjen e masave disiplinore në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s”.

Sipas raportimeve para rikthimit të Ligës së Kampionëve nga pezullimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ishte thënë se në rast të shkëmbimit të fanellave gjatë ndeshjeve në Lisbonë, lojtarët e përfshirë do të duhej të izoloheshin për 12 ditë.

(Foto: Screenshot/Twitter)

Megjithatë, protokolli zyrtar i UEFA-s nuk përmend në mënyrë të qartë një periudhë eventuale të vetizolimit.

Sidoqoftë, PSG që në finalen e të dielës luan me fituesin e duelit ndërmjet Bayern Munichut dhe Lyonit, duhet të shqetësohet seriozisht për rrezikun e mungesës së Neymarit. /Telegrafi/


Do të ishte humbje për futbollin mungesa eventuale e Neymarit në finalen e Ligës së Kampionëve apo nuk duhej të bënte një veprim të pamenduar? Shprehuni në hapësirën për komente.


Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori