LAJMI I FUNDIT:

Rregullatori indian i Telekomunikimit do të përdorë teknologjinë Blockchain për të parandaluar telemarketingun e ‘bezdisshëm’

Rregullatori indian i Telekomunikimit do të përdorë teknologjinë Blockchain për të parandaluar telemarketingun e ‘bezdisshëm’

Autoriteti Rregullator i Telekomit të Indisë (TRAI) po planifikon të përdorë teknologjinë Blockchain për të parandaluar komunikimet e padëshiruara të telemarketingut.

TRAI pohon se teknologjia do të mundësojë rregullatorët që të përcjellin me saktësi mesazhet e ‘bezdisshëm’ të telemarketingut, të cilat shpesh përdorin numra telefoni të paregjistruar për të shmangur ndjekjen e tyre.


Shefi ekzekutiv i TRAI, RS Sharma, pretendon se kompania është organizata e parë që zbaton RegTech [teknologji rregullatore] në një shkallë kaq të madhe.

“Blockchain do të sigurojë dy gjëra – mosrefuzimin dhe konfidencialitetin. Vetëm ata të autorizuar do të jenë në gjendje të kenë qasje në detajet dhe vetëm kur ata kanë nevojë për të ofruar shërbim… [në rastet kur pëlqimi] keqpërdoret… atëherë pajtimtari do të jetë në gjendje të revokojë pëlqimin sa herë që dëshirojnë përmes një aplikacioni të TRAI”, shpjegoi Sharma, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, 30 mesazhe komerciale për individ dërgohen në Indi çdo muaj, nga të cilat shumë prej tyre janë të padëshiruara. Deri më tani, 230 milionë abonentë janë regjistruar në “Do not Disturb” [Mos më pengo] të TRAI-të, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2010, por deri më tani nuk ka arritur t’i ndaloj ofruesit e telemarketingut.

Blockchain mund të përdoret si një regjistër dixhital që ndjek komunikimin në ato raste kur një mesazh i padëshiruar përdor një numër me 10 shifra, atëherë përdoruesit mund ta raportojnë atë duke përdorur teknologjinë Blockchain. /Telegrafi/