LAJMI I FUNDIT:

Rregullatorët botëror fillojnë vëzhgimin e aseteve të kriptovalutave

Rregullatorët botëror fillojnë vëzhgimin e aseteve të kriptovalutave

Rregullatorët botëror kanë publikuar një strukturë për vëzhgimin e rreziqeve nga asetet e kriptovalutave edhe pse ato tani për tani nuk përbëjnë një rrezik madhor për stabilitetin financiar.

Lëkundjet e kriptovalutave kanë nxitur bankierët qendrorë të paralajmërojnë investitorët se mund të humbin çdo qindarkë të investuar. Është e paqartë se cilat rregulla financiare, nëse ka, zbatohen për sektorin ose nëse ka autoritet ligjor për ta rregulluar atë.


Qëllimi i strukturës së re është të vërë në dukje çdo rrezik të stabilitetit financiar sa më herët për të mundësuar ndërmarrjen e veprimeve.

Bordi i Stabilitetit Financiar (FSB), i cili koordinon rregullimin financiar për grupin e 20-të ekonomive, tha se struktura fokusohet në atë se si rreziqet nga tregjet e aseteve e kriptovalutave mund të përhapen në pjesë të tjera të sistemit financiar, përcjell Telegrafi.

“Monitorimi i madhësisë dhe rritjes së tregjeve të të aseteve kriptografike është kritike për të kuptuar madhësinë potenciale të efekteve të pasurisë, nëse vlerësimet bien. Ekspozimi i institucioneve financiare ndaj tregjeve të kriptovalutave janë metrika të rëndësishme të transmetimit të rreziqeve të tyre në sistemin më të gjerë financiar”, thuhet në një deklaratë të FSB-së.

Gjithashtu, FSB-ja përfshinë vëllime të tregtimit, çmimet, pastrimin dhe margjinalizimin e derivateve të lidhura me asetet e kriptovalutave, si Bitcoin e lansuar nga CME Group në dhjetorin e vitit të kaluar. /Telegrafi/