Manchester United mund të ndërpresë kontratën e Cristiano Ronaldos për shkak të intervistës së fundit, duke prishur imazhin e klubit.

Portugezi ka dhënë një intervistë shpërthyese për Piers Morgan, në të cilën ai kritikon hierarkinë e klubit anglez, pranoi se nuk ka respekt për trajnerin Erik ten Hag dhe pretendon se klubi po përpiqet ta detyrojë atë të largohet.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë pretendon gjithashtu se United tregoi mungesë “ndjeshmërie” për të kur vajza e tij u shtrua në spital në korrik dhe se ai “nuk kishte dëgjuar kurrë” për trajnerin e mëparshëm Ralf Ragnick.

Ronaldo 4 scaled

Intervista në “TalkTV” , e cila transmetohet të mërkurën dhe të enjten, ka të ngjarë të shënojë fundin e qëndrimit të dytë të Ronaldos në “Old Trafford”.

Ndërkohë, rregullat zyrtare të FIFA-s thonë: “Një kontratë mund të ndërpritet nga secila palë pa pasoja të çfarëdo lloji (qoftë pagesa e dëmshpërblimit ose vendosja e sanksioneve sportive) kur ka arsye të drejtë”.

Në anën tjetër, edhe avokati i futbollit, David Seligman, ka thënë se ekziston mundësia që Ronaldo të mbetet pa klub në fund të afatit kalimtar të janarit.

Ronaldo 8

“Man United ka të ngjarë të ketë arsye për të ndërprerë kontratën e Ronaldos – shkelje materiale e detyrës së nënkuptuar të besimit, si dhe kushte të shprehura në lidhje dëmtimin e reputacionit të klubit”.

“Rregullat/jurisprudenca e FIFA-s për regjistrimin e lojtarëve nuk janë aq të thjeshta. United mund të ndërpresë kontratën, por të mbajë regjistrimin e lojtarit për qëllime të kompensimit nëse ndërprerja është shkaktuar nga sjellja e Ronaldos”, ka shkruari ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app