LAJMI I FUNDIT:

Rregulla e diskutueshme e prekjes aksidentale të topit me dorë nuk do të përdoret në Euro 2020

Rregulla e diskutueshme e prekjes aksidentale të topit me dorë nuk do të përdoret në Euro 2020

Golat në Euro 2020 nuk do të anulohen nëse një lojtar aksidentalisht e prek topin me dorë në ndërtimin e një goli, ka konfirmuar UEFA.

Sezonin e kaluar rregulli, që do të thotë çdo kontakt midis topit dhe dorës në ndërtimin e një goli do ta shihte atë të anulohet, u bë jashtëzakonisht popullor.


Goli i papranuar i Fulham ndaj Tottenham në mars, ku topi u godit në dorën e Mario Lemina gjatë ndërtimit, shkaktoi polemikë të madhe kur VAR e anuloi.

Pesë ndryshimet që UEFA bëri para nisjes së Euro 2020
Lexo po ashtu Pesë ndryshimet që UEFA bëri para nisjes së Euro 2020

Pas kësaj, Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) bëri ndryshime që rregulli të ndryshojë sezonin e ardhshëm, duke filluar nga korriku, por turnet janë lejuar ta përdorin atë më herët.

Kryetari i komitetit të gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rosetti, tani ka konfirmuar se Euro 2020 do të zbatojë rregullin e ri, i cili do të kënaqë tifozët që urrejnë VAR-in.

“Mënyra se si ligji është rishkruar është më shumë sipas frymës së futbollit dhe u jep lojtarëve lirinë për të luajtur futboll”, ka thënë italiani.

Si dhe për ndryshimin në prekjen e topit me dorë, Rosetti gjithashtu tha se do të duhet të ketë “prova të qarta” për një anulim të golit në turne , duke përfshirë edhe pozitat jashtë loje.

“Disa muaj më parë Pep Guardiola tha: Unë mund të pranoj një gabim të bërë nga gjyqtari në fushën e lojës, nuk mund të pranoj një gabim të bërë nga VAR përpara videos. Kjo është e vërtetë. Ai ka të drejtë”.

“Ne nuk mund ta heqim golin për pozitë jashtë loje nëse nuk kemi prova se është pozitë jashtë loje. Ne duam prova të qarta për të mos lejuar golat – kaq. Për vendime faktike duam ndërhyrje vetëm nëse janë të qarta”, përfundoi Rosetti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori