LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i zhytësit që i mbijetoi sulmit të peshkaqenit: Më kafshoi në këmbë dhe kisha shumë gjakderdhje – kam mbi 50 qepje (Foto/Video)

Rrëfimi i zhytësit që i mbijetoi sulmit të peshkaqenit: Më kafshoi në këmbë dhe kisha shumë gjakderdhje – kam mbi 50 qepje (Foto/Video)

Alexander Kraenkl, 51-vjeç ishte zhytur në Detin e Kuq kur befasisht hasi në një peshkaqen gjigant.

E kur e kuptoi se po i rrezikohej jeta, filloi ta tërheq litarin për t’ia bërë me dije ekipit që ta nxjerrin mbi ujë. Megjithatë, ishte shumë vonë, pasi peshkaqeni e kafshoi në këmbë, transmeton Telegrafi.


“Kur tentova ta tërheq litarin, ndjeva dhimbje të madhe në këmbë. Nuk e dija çfarë po ndodhte, shikova poshtë dhe pashë peshkaqenin duke më qëndruar pranë. Gjithmonë i thosha gruas se nuk ekziston rreziku për jetë nëse noton pranë peshkaqenëve, pasi që ajo gjithmonë kishte frikë. Jam zhytur në thellësi mbi 150 herë dhe kam parë shumë peshkaqenë, por kurrë një gjë e tillë nuk më ka ndodhur”, ka deklaruar austriaku Alexander.

Megjithatë në momentin që e kishte parë gjakun, ishte pushtuar nga paniku.

“Ka qenë një kafshim shumë i rrezikshëm”, ka shtuar zhytësi Kraenkl.

Pavarësisht të gjithave, ai ka arritur të del në sipërfaqe dhe të hip në anije.

“Të gjithë u tregova se më ka kafshuar peshkaqeni, por ne ishim shumë larg bregut. Kam pasur shumë gjakderdhje. Por, për fat të mirë më ma kafshuar në këmbë ku nuk ka edhe aq shumë fije nervore”, ka shtuar ai.

Megjithatë, për Alexander brenga më e madhe kanë qenë anëtarët e familjes që gjithashtu ishin zhytur, dhe nuk e dinte nëse i kishte sulmuar edhe ata peshkaqeni.

“Fillova të bërtas, u kërkova miqve që t’i nxjerrin nga uji. Si rezultat i kafshimit kam pasur mbi 50 qepje. Jam detyruar të konsumoj alkool në anije,që t’i rezistoj dhimbjeve derisa më kanë dërguar në spital”, ka shtuar zhytësi austriak. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori