LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi për Eddy Hamel, hebreu i parë që luajti te Ajax Amsterdam – ai u ekzekutua në dhomat me gaz në Auschwitz

Rrëfimi për Eddy Hamel, hebreu i parë që luajti te Ajax Amsterdam – ai u ekzekutua në dhomat me gaz në Auschwitz

Real Madridi po përgatitet që ta pres Ajaxin në Santiago Bernabeu në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve, por rëndësia në një pikë do t’i  jepet edhe ish mbrojtësit të krahut, Eddy Hamel, i cili u dënua me vdekje në dhomën e gazit në Auschwitz.

Në një të diel me dëborë në janar, 76 vjet më parë, një tren nazist zbrazi 659 hebrenj holandezë – 240 burra dhe djem, 419 gra dhe vajza – nga një platformën e trenit në Auschwitzit pas një udhëtimi 36 orësh nga qyteti holandez Westerbork.


Rojet e SS bërtisnin: “Jashtë! Lëreni gjithçka aty!”.

Trenat që i përdornin gjermanët t;i dërgonin hebrenjtë në kampe e Polonisë. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Westerbork është një fshat që edhe në shekullin e 21-t jeton me kohën dhe memoriet e nazizmit, pasi aty kishte një kamp përqendrimi ku tuboheshin hebrenjtë, për t’i dërguar pastaj në Evropën Lindore.

Të gjitha lajmet nga Ajax
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ajax

Më shumë se 50,000 njerëz, u vranë në vagonë të trenave, e të tjerë edhe në kampet e përqendrimit në Auschwitz, Sobibor, Theresienstadt dhe Bergen-Belsen.

Kampi i tubimit në Westerbork

Në një vagonë të tillë të trenit ishte edhe Eddy Hamel me familjen e tij, ish lojtar i Ajaxit, hebreu i parë që luajti për klubin e madh holandez dhe i pari i njohur si futbollist nga populli i tij.

Kur kthehemi në vitin 1942, pasaporta amerikane e Hamel nuk vlejti, a as tetë golat e tij të shënuar për Ajaxin në 125 ndeshje, pasi ai u dërgua në Auschwitz gjatë sistemit Nazist.

Ai kishte lindur në qytetin e Nju Jorkut në vitin 1902, por Hameli dhe familja e tij ndjeheshin holandez. Më të ishin edhe gruaja Johanna Wijnberg dhe binjakët 4 vjeçar Paul and Robert.

Hamel, si futbollist i Ajaxit

Tregimi për mënyrën se si Hamel përfundoi në kampin e përqendrimit është shqetësim shoqëror, pa i harruar edhe vuajtjet pasi arriti në kampin e përqendrimit.

Ai kishte dhënë shumë për qytetin e Amsterdamit, përmes sportit.

Por kjo nuk luajti rol, pasi dikush nga ai qytet u ankua në të, thjesht pse ishte hebre. Pas ankesës ai u arrestua shumë shpejt.

Reputacioni i atij kampit ende qëndron si një nga tmerret më brutale në historinë njerëzore, ku më shumë se një milion njerëz u vrarë brenda tij. Më 30 prill 1943, Hameli u dërgua në dhomën e gazit dhe u vra. “Krimi” i tij ishte, pse ishte hebre.

Karriera futbollistike

Ai debutoi me ekipin më të madh holandez në vitin 1922. Hamel njihej si mbrojtës krahu i shpejtë dhe i fortë. Ai luajti 125 ndeshje në nëntë viteve.

Ndeshjet në Amsterdam në kohën e tij shikoheshin nga 11,000 tifozë, por disa të dielave turma rritej deri në 20,000.

Ajaxi i asaj kohe me Hamel në formacion

Edhe pse shënoi tetë gola, shumë thonë që ishte lojtar ‘idhull’ sikurse që David Beckham ishte në kohën e tij.

Leon Greenman, i mbijetuari që bëri dokumentar

Mbijetuesi i Auschwitit, Leon Greenman (1910-2008) jep tregimin e momenteve përfundimtare të jetës së Hamelit në një dokumentar.

Ai ishte 32 vjeç në atë kohë kur shkoi në kampion famëkeq.

“Nëse Perëndia mund të më nxjerrë nga kampet i premtova se do t’i tregoja botës atë që kisha parë brenda”.

Pamje nga kampi i Auschwitz . (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Kur Greenman, 50 vjet më vonë, i shkroi Ajaxit për shokun e tij, klubi letrën e tij ia dërgoi medieve, me një foto bardhë e zi të lojtarit të tyre.

Greenman shkroi:“Shikova menjëherë foton e Eddy Hamel, fytyrën që nuk mund ta harroj, njeriun e miqësisë të qetë dhe ngrohtësinë”.

“Kushtet tona që i kishin në kamp na kthyen në njerëz të ndryshëm. Disa, pavarësisht nga tmerri që na rrethonte, mbetën zotërinj, gjithmonë. Eddy Hamel ishte një person i tillë”.

“Puna të bën të lirë”, moto në Auschwit. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

“Eddy ishte me të vërtetë njeri i ngrohtë”, shkroi Greenman në librin e tij.

Tifozët e Ajaxit dhe identiteti hebraik

Për më shumë se një shekull Ajax ka pasur një identitet të fortë hebraik, jo për shkak të Hamelit, si çifutit i parë që luan për ta (pasi ai është një nga vetëm pesë në historinë e klubit), por për shkak të afërsisë së ‘Wooden Stadium’ me lagjen hebraike ne Amsterdam.

Në kohën kur luAnte Hamel, por edhe më herët, njerëz të klasës së mesme hebre ishin fansa të klubit.

Tifozët e Ajaxit

Në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, tifozët e Ajaxit, nxorën flamuj të Izraelit në Johan Cruyff Arena. /Telegrafi/