LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ish-snajperistit të UÇK-së, që gjatë luftës mori detyrë tjetër

Rrëfimi i ish-snajperistit të UÇK-së, që gjatë luftës mori detyrë tjetër

Arif Aliu kishte qenë një prej snajperistëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por gjatë luftës ai kishte marrë një detyrë tjetër. Si pjesë e Drejtorisë Politike të UÇK-së, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, kishte dokumentuar krimet e panumërta të okupatorit serb në vend. Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Aliu, tregon edhe për zhvillimet e rëndësishme në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, derisa shpreh bindjen e tij se ish-krerët e Ushtrisë, do të dalin të pafajshëm.

Fshati Likofc i Skenderajt, nuk është shumë i madh për nga numri i banorëve e territorit, por zë një vend të rëndësishëm në historinë e re të Kosovës.

Arif Aliu, një prej snajperistëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tregon vetëm disa prej përballjeve, nga mësymjet e shumta të forcave armikut, për të marrë në kontroll Shtabin e Përgjithshëm.

“Janë bërë luftime të mëdha. Këtu katër herë serbët e kanë marrë këtë shtab, katër herë ua kemi rimarrë, gjithmonë na kanë sulmuar  nga të katër anët, nga Skenderaji, nga Kijeva, nga Drenasi nga Klina, edhe këtu janë bashku faktikisht, por jo pa luftë. Këtu kemi luftuar deri në 7 ditë, 10 ditë, 12 ditë”, ka thënë ai.

Në pak metra vend, në muret e dhomave të Shtabit, tani janë vetëm fotografitë e personaliteteve më të mëdha të UÇK-së, ndërsa Aliu tregon edhe për aktivitetet nga më të ndryshmet që ishin zhvilluar aty.

“Njëra ndër to është edhe ndërrimi [shkëmbimi] i ushtarëve, serb me shqiptarë të UÇK-së. Kur ka ra grupi i Mujë Kransiqit në kufi, i kanë marrë serbët peng disa ushtarë tonë. Nga ana tjetër në Shalë, i ka zënë UÇK-ja ushtarët serb rob, që kanë rënë në pritë forcat serbe. Në këtë sallë u bë marrëveshja për ndërrimin e ushtarëve”, ka thënë tutje ai.

Gjatë luftës, Aliu kishte lënë snajperin e 12 ushtarët e tij, për të marrë një pozitë tjetër të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Drejtorisë Politike të UÇK-së, që udhëhiqej nga Hashim Thaçi, dhe kishte një mision tjetër të rëndësishëm për atë kohë.

“E kam kryer punën e gazetarit pa qenë gazetar, e kam kryer punën e kameramanit pa qenë kameraman, e kam kryer punën e fotografit pa qenë fotograf, e kam kryer punën e informatorit edhe në qendër edhe në terren. Nuk ka vend që skam qenë, nuk ka tokë që skam shkel, me bo incizime të pushkatuarve të masakruarve, të luftimeve”.

Fillimi i gjykimit kundër ish-krerëve të UÇK-së, nën akuzat për krime lufte, është një prej pjesëve të kësaj historie që atij i dhemb më shumë.

“Ka për të shkruar historia, që lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë sikur vetë emri i saj, Çlirimtare e pastër sikur loti”, ka thënë.

Rruga e vetme e Kosovës drejt lirisë,  sipas tij, ka qenë lufta e UÇK-së, dhe shprehet i vendosur se cili do të jetë vendimi i vetëm i mundshëm në përfundim të gjykimit në Hagë.

“Fundi i saj do të jetë vetëm një e vërtetë, zero vite burgim për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori