LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Gattusos për kërkesën që i kishte bërë Sean Connery

Rrëfimi i Gattusos për kërkesën që i kishte bërë Sean Connery
(Fotomontazh: Instagram)

Legjenda e futbollit italian, Gennaro Gattuso, ka treguar se ikona e filmave për James Bondin, Sir Sean Connery, i kishte kërkuar që të mos largohej nga Rangers në vitin 1998.

Aktori legjendar, i cili ndërroi jetë të shtunën (31 tetor), ishte një tifoz i flaktë i klubit skocez dhe sa herë ishte i lirë qëndronte në Ibrox dhe e ndiqte skuadrën e tij të preferuar.

Në anën tjetër, në fillet e karrierës së tij, Gattuso kishte luajtur për Rangers më shumë se një vit, para se të kthehej në Itali te Salernitana dhe më pas te Milani, ku u bë yll botëror.

Gjatë qëndrimit në Skoci, trajneri i tanishëm i Napolit e kishte tërhequr vëmendjen aktorit të famshëm, i cili personalisht i kishte kërkuar të qëndronte te Rangers.

Sean Connery (1930 – 2020)

“E kam takuar vetëm një herë. Asokohe president ishte David Murray, ai ishte pjesë e bordit dhe është e vërtetë, një natë bisedoi me mua dhe nuk dëshironte që të largohesha”.

“Dua t’i dërgoj një përqafim të madh familjes së tij, padyshim që kam kujtime të bukura nga ai. Ka pasur një sharm të madh, personalitet të shkëlqyer, e ka shkruar historinë e kinematografisë”, ka deklaruar 42-vjeçari në një konferencë për shtyp.

I pyetur nëse Connery i kishte sugjeruar një karrierë si aktor, Gattuso ka thënë: “Jo, sepse unë nuk e kam pasur sharmin e tij. Më lejoni ta them edhe një herë, gjithmonë do ta mbaj në kujtimet e mia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori