LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i fotografit që nisi karrierën e Melania Trump (Foto)

Rrëfimi i fotografit që nisi karrierën e Melania Trump (Foto)

Melania Trump hyri në botën e modës tri dekada para se të bëhej Zonja e Parë. Fotoalbumin e parë ajo e bëri në vendlindje në Slloveni.

Por, si filloi ajo të merret me këtë profesion? Trump u zbulua së pari nga fotografi slloven Stane Jerko, ndërsa po qëndronte ulur duke pritur shoqet e saj derisa të përfundonin një shfaqje mode.


Seti i parë fotografik i Melania Trump

“Ishte janari i vitit 1987 dhe u nisa për në shtëpi pak para se të përfundonte shfaqja e modës”, ka thënë Jerko për Today, transmeton BW.

“Në shkallët e vendit ku po mbahej shfaqja, pashë një vajzë që menjëherë ma kapi syri. Ishte e gjatë, e hollë dhe tërheqëse me flokë të gjatë dhe sy të veçantë”, ka thënë ai më tej.

Fotografitë nga ku filloi rrugëtimi i Melanias drejt Shtëpisë së Bardhë, pa to nuk do të ishte Zonja e Parë (Foto)
Lexo po ashtu Fotografitë nga ku filloi rrugëtimi i Melanias drejt Shtëpisë së Bardhë, pa to nuk do të ishte Zonja e Parë (Foto)

Kjo vajzë ishte Melania Knauss. Fotografi e ftoi atë në studion e tij për të provuar disa fotografi.

Fotografi Stane Jerko

Për seancën e tyre të parë fotografike, Knauss asokohe si 16 vjeç kishte marrë vet veshjet e saj, ndërsa Jerko ka treguar se pozat e para ishin “shumë premtuese”.

Ajo u kthye herën e dytë për të bërë fotografi dhe këtë herë si modele e veshjeve për një fabrikë tekstili sllovene. Me ato imazhe, ajo filloi karrierën e saj si një modele profesioniste.

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori