LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi emocionues i Clement Lenglet: Po kaloj kohë të vështirë, nëna ime është prekur nga coronavirusi

Rrëfimi emocionues i Clement Lenglet: Po kaloj kohë të vështirë, nëna ime është prekur nga coronavirusi
Barcelona (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Coronavirusi ka bërë që të ndalohet futbolli dhe shumë lojtarë të prekën nga ky virus.

Pandemia që ka prekur gjithë botën ka shtyrë futbollistët të bëjnë ulje në pagat e tyre, por edhe të dhurojnë shuma të majme si donacione për ta luftuar këtë virus.


Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona fatmirësisht nuk ka asnjë futbollist të infektuar nga ky virus dhe për këtë ka folur qendërmbrojtësi francez Clement Lenglet.

Megjithatë francezi ka rrëfyer se po e kalon këtë periudhë shumë vështirë, pasi nëna e tij që jeton në Francë është infektuar nga Covid-19.

“Izolimin jam duke e kaluar si gjithë të tjerët dhe kam fat që kam një shtëpi me oborr të madh ku mund të dal dhe të marrë ajër të pastër e duke bërë stërvitje”.

Clement Lenglet. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Jam duke kaluar nëpër një moment shumë të vështirë, pasi nëna ime është prekur nga ky virus”.

“Po bisedoj çdo ditë me të dhe më ka treguar se është në gjendje të vështirë, por dua t’i falënderojë mjekët që po bëjnë një punë fantastike”, deklaroi Lenglet.

Krejt në fund qendërmbrojtësi francez foli edhe për mënyrën e stërvitjes në shtëpinë e tij.

“Nuk është se stërvitem si në kushtet normale. Këtë e bëjë në ambientet e shtëpisë, por edhe në oborr”.

“Sa i përket kampionatit evropian, UEFA bëri mirë që e shtyu atë për vitin 2021”, deklaroi Lenglet.

24-vjeçari është njëri nga mbrojtësit më në formë të Barcelonës, ku katalunasit i kanë bërë gati rinovimin e kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori