LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Almir Kryeziut, që ishte gati ta lë futbollin – sot ftohet nga Kosova U-21 dhe është yll në Superligë

Rrëfimi i Almir Kryeziut, që ishte gati ta lë futbollin – sot ftohet nga Kosova U-21 dhe është yll në Superligë

Mendoi ta lë futbollin pasi klubi i njohur kosovar Liria e Prizrenit, e largoi nga skuadra. Pavarësisht kësaj, dashuria dhe motivi që kishte për lojën më magjike në botë, ia mposhti mërzinë dhe dëshpërimin që e kaploi.

“Karrierën e kam filluar te klubi futbollistik Liria. Kam luajtur në të gjitha grupmoshat deri kur më është dhënë rasti të futem në ekipin e parë. Aty nuk llogaritën në mua dhe u huazova për gjashtë muaj në klubin e Rahovecit”.


“Pas gjashtë muaj qëndrimi atje jam rikthyer në Liri, por as këtë herë nuk kanë llogaritur në mua. Pastaj jam rikthyer të klubi i fshatit tim Xerxa. Pas paraqitjeve të mira jam transferuar te klubi i Arbërisë…Kam qenë shumë i mërzitur që jam larguar nga Liria por kjo më ka motivuar më shumë që të punoj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Almir Kryeziu.

I riu Almir Kryeziu, ka shpërthyer sivjet në Super ligë, me debutuesit e Arbërisë së Dobrajës, duke u bërë mollë sherri për mbrojtjen kundërshtare. Meritë për këtë sipas futbollistit, ka edhe trajneri Arbnor Morina.

Paraqitjet e tij të mira, reflektuan edhe tek përzgjedhësi i Kombëtares U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi, i cili e ftoi 21-vjecarin në ekipin përfaqësues për ndeshjet e nëntorit, ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.

“Më kanë pritur shumë mirë në këtë klub dhe në përgjithësi në Lipjan. Dua t’i ndihmojë sa më shumë ekipës dhe të kemi rezultate sa më të mira”.

Qysh tash, interesimi për këmbëshpejtin nga Xërxa nuk mungon nga klubet kosovare, por përveç tyre, futbollistin e talentuar po e monitorojnë edhe ekipe nga Belgjika dhe Turqia.

“Pas paraqitjeve të mira në klubin e Arbërisë janë interesuar për mua ekipe nga Belgjika dhe Turqia. Për këtë punë është duke biseduar menagjeri im. Unë vetëm jam duke punuar”, deklaroi më tej Almir Kryeziu.

Almir Kryeziu, luan si sulmues krahu dhe me shpejtësinë e teknikën që ka, i ka nxjerr shumë punë mbrojtjes kundërshtare, duke shënuar e asistuar për bashkë lojtaret./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori