LAJMI I FUNDIT:

Rrëfime rrëqethëse për masakrën e Dubravës (Video)

Rrëfime rrëqethëse për masakrën e Dubravës (Video)

Sa herë vjen 22 maji, i kthehen kujtime të trishta. Në këtë datë të vitit 1999 Demë Ramosaj nga një fshat i Deçanit kishte parë vdekjen me sy.

Ai bashkë me shumë shqiptarë të tjerë të burgosur në Dubravë kishin përjetuar njërën ndër masakrat më të tmerrshme, që forcat serbe kanë kryer në Kosovë.


Edhe sot Ramosaj nga kishte ardhur nga Carrabregu i Ultë në Dubravë për të rikujtuar atë çka ka ndodhë para 19 vitesh.

Burri nga Deçani tregon se pasi shpëtuan nga masakra, të mbijetuarit vdekjen e kërkonin për të mos përjetuar më tej tmerre nëpër burgjet tjera ku disa i kishin dërguar në Lipjan, e disa në Nish e Beograd.

Ai madje tregon se ia kanë kërkuar hallallin njëri-tjetrit dhe se kanë bërë lutje duke menduar se nuk do të shpëtonin.

“Na kemi ikur dhe kemi shkuar në ‘shahtë’  (pusetë v.j.) vetë i teti, unë një, Fahrush Shabanaj prej Ferizajt, Ilir Krasniqi prej Vranoci, Mujë Zeka prej Carrabregut, Selman Ukëhaxhaj prej Carrabregut, ka qenë Shalë Hoxha prej Prizrenit. Vetë i teti kemi shkuar dhe kemi hyrë në ‘shaktë’,  me vonesë pak janë dridhur shaktat e kemi ditur që edhe tek ne po vijnë edhe jemi hallashtisë në mes veti . Hoxha e ka pas Kuranin e në dritën e shaktës nalt e shihte atje dhe lexojke, gjatë ndejës ku kemi qëndruar 24 orë e kam vërejtur një tel. Ta lidhim shaktën ta mbajmë me dorë e kemi lidhur në dy vende një me dorë një me kllampë që ka qenë e kemi mbajtur e di kur kanë ardhur dhe kur hekurin e kanë shkrepur edhe thanë: ‘kur nuk po mundemi ne me qu askush këtu nuk ka hy, a ne tetë vetë ishim aty”, ka treguar Ramosaj.

Masakrën e 22 majit 1999 në burgun e Dubravës  e përjetoi edhe një person tjetër.  Rexhë Jakupi  ka shpalosur disa nga momentet e kësaj masakre.

Ai  thotë se as vetë nuk e di si i ka shpëtuar kësaj masakre ku u vranë të burgosur shqiptarë të të gjitha moshave.

“Një ditë përpara ka bombardua NATO, të nesërmen rreth orës 9 na kanë qit në fushë të sportit na kanë bërë tubë 973 veta kemi qenë çka mundemi me ditë. Edhe na kanë bërë tubë në fushë të sportit edhe të burgosurit e moçëm kanë gjuajtur edhe serbët kanë gjuajtur, 170 kanë mbetur të vdekur, 300 janë plagosur aty dhe na kanë lënë. Tri net jashtë kemi fjetur. Pas tri dite kanë ardh na kanë marr na kanë dërguar në Lipjan. Na kanë lënë dy javë në Lipjan pas Lipjanit na kanë dërguar në Sremska  Mitrovicë pastaj na kanë dërguar në Beograd ku me 9 mars 2001 janë ardh na kanë nxjerr të huajt”, tha Jakupi.

Jakupi tregon se mundësitë për të ikur nga burgu kanë qenë të pakta pasi që edhe ata që tentonin të iknin i vrisnin me çekanë.

Këtë masakër të tmerrshme e përjetoi edhe i burgosuri politik, Gani Çeku nga fshati Rezniq, i cili mes emocionesh thotë se fati deshi që gjithë atyre plumbave iu shpëtoi.

“Në gusht të vitit 1998  jam arrestuar edhe këtu kam pas përjetimet më të rënda në jetën time, të paharrueshme. E kam parë masakrën me sy. Aty kam qenë prezent,  por fati në fatkeqësi, kam shpëtuar i pa plagosur. Në rresht kam qenë, por nuk jam goditur nga plumbat e tyre dhe fati e ka deshtë që e kam mbijetuar atë masakër”, ka deklaruar i mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës.

Por, i pakënaqur me përkrahjen e Qeverisë ndaj familjarëve të të vrarëve në këtë masakër u shpreh vëllau i njërit  nga të burgosurit e vrarë, Beqir Hasanmetaj, i cili tregoi se vëllanë e tyre  e kishin gjetur pas lufte të varrosur në kodrën e Rakoshit.

Ai tha po ashtu se po iu bëhet një e padrejtë pasi që atyre nuk po iu lejohet që sa herë të duan  ta vizitojnë vendin ku u vranë më të dashurit e tyre.

“E kemi gjetur duke marr informata njerëz pas njerëzve në Kodër të Rakoshit kur është bërë ekspertiza që e ka kryer ekipi spanjoll dhe prej aty në bazë të dokumentacionit dhe verifikimeve e kemi marr kufomën e kemi rivarrosur në fshatin Strellc.  Sot na nuk kemi të drejtë me ardh me e vizitu vendin ku na i kanë masakruar vëllezërit, bijtë, baballarët tanë. Na sot vijmë rrimë këtu dy orë, tri orë presim e për kënd e presim, prej Qeverie se nuk e kemi një përkrahje”, u shpreh ky familjar.

Hasanmetaj po ashtu shprehu pakënaqësi edhe për lapidarin që është ndërtuar në hyrje të Burgut të Dubravës, duke thënë se ky lapidar e ka vendin aty ku ndodhi masakra në fushën e sportit.

Ndryshe, për masakrën e burgut të Dubravës e cila ndodhi 19 vite më parë prej 19 deri më 24 maj 1999 ende nuk dihet numri i saktë i të vrarëve por dyshohet se u vranë prej 120 deri në 150 të burgosur shqiptar, derisa u plagosën 300 të tjerë, dhe ende nuk janë gjykuar kryesit e kësaj vepre mizore. Nga Burgu i Dubravës policia serbe më 15 maj  1999 kanë rrëmbyer atdhetarin Ukshin Hoti dhe që nga ajo ditë  nuk dihet asgjë për fatin e tij./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori