LAJMI I FUNDIT:

Me rrëfim për të “Ardhmen”, DokuFest nisë rrugëtimin e XVI-të

Me rrëfim për të “Ardhmen”, DokuFest nisë rrugëtimin e XVI-të

“Mirë se vini në edicionin e 100-të të DokuFest, i cili mbahet nga 4 deri më 12 gusht 2101”, ishin fjalët e para në nisjen e udhëtimit të 16-të me radhë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër DokuFest.

Kësaj here, ashtu si herët e kaluara ky festival bëri një hapje më ndryshe sic jemi mësuar të shohim zakonisht.

Fjalimi i hapjes u lexua nga Eroll Shporta, fjalim ky i shkruar nga gazetari Vullnet Krasniqi, me një sarkazëm të fuqishme, siç di vetëm ai ta bëjë. Gjithçka fliste për të ardhmen. Fliste për atë se si DokuFest, në vitin 2101, ka pasur një mbështetje të pakrahasueshme nga vitet e kaluara. Aq mbështetje sa do të ndihmojë edhe projektet filmike nga Skandinavia.

DokuFest, sivjet nuk është mbështetur nga institucionet e Republikës së Kosovës, por, prapë se prapë, ka sjellë një program të mrekullueshëm që pritet ta shihet nga një publik mjaft i madh, përgjatë tetë ditëve sa edhe zgjatë festivali.

‘The future’, është tema e sivjetme e këtij festivali i cili ka mbi 230 filma në program. Jo rastësisht ishte shkruar edhe fjalimi i hapjes për të ‘Ardhmen’. Një fjalim i cili jep shpresë, edhe pse, pas 1 shekulli, lumturia, problemet financiare dhe cdo problem që tani ka Kosova, të zgjidhen.

“Të nderuara zonja dhe zotërinj, para se të nisim hapjen, kemi një lajm të mrekullueshëm për ju. Pas gërmimeve të bëra këtë korrik, në hapësirat e Shadervanit të dikurshëm, është gjetur kalldrëmi i vetëm që ka mbijetuar në Prizren. Ky kalldrëm, bashkë me mua janë gjerat e fundit që kanë mbijetuar nga Prizreni i vitit 2017. Kalldrëmin e kemi gjet 20 metra ndër tokë, ndërsa unë kam qenë gjatë tërë kohës këtu por nuk më keni vërejt. Ka edhe arsye tjera pse jemi të lumtur në këtë edicion. Për herë të parë pas një shekulli DokuFest nuk e ka problemin e pareve. Kemi aq shumë fonde sa me një pjesë të tyre do ti ndihmojmë projektet filmike nga Skandinavia. Dynjaja qever dever, kurrë si dihet”, vazhdon tutje fjalimin Eroll Shporta, i cili u prit me ngrohtësi nga audienca që ishin në një numër shumë të madh. Duartrokitjet nuk munguan gjersa fjalimi vazhdonte.

Mes shumë buzëqeshjeve e duartrokitjeve, Eroll Shporta largohet nga skena duke i lënë hapësirën filmit dokumentar të realizuar në vitin 1984 ‘Stop making sense’, i cili fliste për koncertin e rok bendit ‘Talking Hands’.

Ky film dokumentar, u mirëprit me duartrokitje nga publiku të cilët nisën festën për hapjen e edicionit të 16-të të DokuFest.

Një hapje thuajse madhështore mblodhi rreth vetës shumë miq, dashamirë, artdashës e poashtu edhe fytyra të politikanëve të Kosovës, të cilët edhe sot dështuan në votimin e të parit të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Pas krejt kësaj, DokuFest sonte vazhdon me shfaqjen e filmave të tjetër nëpër kinematë e shumta që ka. /KultPlus/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori