Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi ka përfunduar projektin e saj më të ri.

“Për me pas një roze”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën do ta sjell të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.


Edhe pse para disa ditësh u raportua se projekti më i ri i Rozanës ka dështuar, këngëtarja ka paralajmëruar se videoklipi është gati dhe do të publikohet në mbrëmjen e ditës së nesërme (e shtunë).

Sipas pamjeve të publikuara nga xhirimet e këtij klipi, artistja shqiptare do të vijë shumë “ hot” në këtë projekt, për të cilin ka punuar një kohë të gjatë. /Telegrafi/