LAJMI I FUNDIT:

Roth: Gjermania do të jep dritë jeshile për Maqedoninë

Roth: Gjermania do të jep dritë jeshile për Maqedoninë

Ministri për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së në Luksemburg, ka thënë se Berlini është i gatshëm të jep dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të mbështesë Maqedoninë dhe Shqipërinë në planin e tyre drejt BE-së. Jemi të gatshëm të japim dritë të gjelbër dhe do doja të inkurajoj edhe kolegët tonë në Holandë dhe Francë që të na bashkëngjiten”, tha Roth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse pret që kjo të ndodh sot, Roth tha se nuk është plotësisht i sigurt, por shpresoi që do të ndodhe pasi është optimist.

Ai shtoi se stabiliteti, paqja dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor është kyç për gjithë BE-në.

Përndryshe, Këshilli për punë të përgjithshme në Luksemburg sot duhet të vendos për rekomandimin e Komisionit Evropian që të fillohen bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese

Ministria e Financave: Skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese

Sociale
​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

​Arrestimi i Mustafës nga autoritetet serbe, Mahmuti: Serbia po manipulon me listat e të vrarëve

Lajme
​Telefonatat anonime nga serbët, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

​Telefonatat anonime nga serbët, Kamberi: Popullata nuk bie pre e ndikimeve

Lajme
Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Demiri: Në Klinikën e Kardiokirurgjisë kanë hyrë njerëz të panjohur dhe pa licencë nga Serbia

Shëndetësi
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori