Rotary si organizata dhe bashkësia më e madhe në botë për promovimin e vlerave dhe vullnetarizmit, më 11 qershor themelojnë distriktit për Kosovë dhe Shqipëri.

Me themelimin e distriktit, Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen në nivelet më të larta të Rotary ndërkombëtare, duke krijuar mundësitë e zhvillimit të komunitetit. Si rrjedhojë e kësaj të dyja shtetet sigurojnë qasje në fonde dhe bursa për të rinj.

Kjo ngjarje e rëndësishme rotariane organizohet nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Presidentit të Rotary Ndërkombëtar PDG Radu Popescu dhe përkujdesjen e Këshillit të Klubeve Rotary të Kosovës – KKRK.  Z. Popescu në një vizitë të tij të fundit në Shqipëri ka treguar që për tu mundësuar krijimi i distriktit është dashur që të arrihen fillimisht disa kritere siç janë ato të numrit të anëtarëve dhe krijimin e një numri të caktuar të klubeve.

Kjo arritje e distriktit do të ndikoj pozitivisht si një mesazh edhe për gjeneratën e re për të qenë humanitar dhe për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit si dhe ndihmesën e njerëzve në nevojë.

Pra, në ngjarjen e madhe të themelimit të distriktit që ka karakter promovimin, rrjetëzimin dhe inspirimi,  ftohen të gjithë rotarianët që të marrin pjesë të shoqëruar me familjet e miqtë dhe jo vetëm, sepse pjesëmarrës mund të jetë të gjithë ata që e përkrahin këtë mision kaq madhor të Rotary.

”Shërbimi mbi veten, pasqyron besimin tonë në shërbimin vullnetar altruist”, nën ketë moto të rotarianëve  pritet që me 11 qershor të bashkohen edhe shumë rotarian tjerë sepse vetëm të bashkuar mund të ecin projektet përpara.

Projektet rotariane janë të fokusuara në këto fusha: Promovimin e paqes, Luftimin e sëmundjeve, Sigurimin e ujit të pastër, Shpëtimin e nënave dhe fëmijëve, Mbështetjen e arsimit themelor dhe Rritjen e ekonomisë lokale.

Për më tepër rotarianët besojnë se kanë përgjegjësi të përbashkët për të ndërmarrë veprime për çështjet më të rëndësishme të botës.

Të gjithë të interesuarit rreth kësaj ngjarje, informata në vazhdimësi mund të të marrin në rrjetet sociale të Rotary: www.facebook.com/Rotariani