Pas eksperiencës dhe pjesëmarrjes në Eurovision, Ronela Hajati iu është rikthyer angazhimeve të tjera profesionale.

Këngëtarja nga Shqipëria ka postuar së fundmi disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram përmes të cilave ka treguar se është duke punuar në projekte të reja muzikore.


Ronela shihet në një studio e veshur me një këmishë dhe bluzë të bardhë të cilën e përshtati me xhinse dhe atlete, ndërsa thotë se e pret shumë punë përpara.

Screenshot 28 4 Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Do të punoj kaq shumë këtë vit, saqë kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.

Ndërkohë, rikujtojmë që Ronela ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision këtë vit me këngën Sekret”.

Screenshot 29 2 Foto: Ronela Hajati/Instagram

Artistja e njohur pavarësisht performancës elektrizues që dha në skenë nuk arriti të kaloi në finale e madhe të festivalit.

Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë po përgatit këngëtarja që tashmë ka paralajmëruar se po punon në disa projekte. /Telegrafi/

Screenshot 27 4 Foto: Ronela Hajati/Instagram