Për një mosmarrëveshje në komunikacion përleshen dy burra në Fushë Kosovë – bëhen për tretman mjekësor

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë përleshur fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
Rasti ka ndodhur të martën, në Fushë Kosovë, në ora 12:50.
“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë, si pasojë e një mosmarrëveshje në komunikacion, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/03/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































